
Një veturë është djegur tërësisht mëngjesin e sotëm në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit.
Gazeta Online Veriu.info merr vesh nga burimet e saj brenda prokurorisë se rasti ka ndodhur rreth orës 5 të ditës së sotme, dhe se vetura e djegur është me targa të Serbisë.
Sipas burimeve të Veriu.info bëhet fjalë për veturën e pronarit me etni serbe, Goran Stojkovic i lindur në vitin 1981.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vetura ka qenë tërësisht e djegur.
Vetura është djegur derisa ishte e parkuar në afërsi të shtëpisë së pronarit dhe personat që kryen këtë akt mbesin ende të panjohur.
Prokurori e ka cilësuar rastin si “zjarrvënie”.
Foto ilustrim












