Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me qëndrimet e tij gjatë periudhës së luftës dhe sot në paqe.
Përmes një shkrimi në Facebook, Behrami e ka cilësuar Kurtin si një “pacifist të përbetuar” gjatë kohës së përplasjes me Serbinë, ndërsa e ka kritikuar për retorikën e tij të sotme luftënxitëse.
“Kur ishte koha për luftë kundër Serbisë, Albin Kurti kërkonte paqe e dialog. Zotohej se kurrë nuk do ta kapte armën në dorë. Pacifist i përbetuar! Tani, në paqe, të cilën ia sollën të tjerët, e ka përplot gojën luftë,” është shprehur deputeti i PDK-së.
Më tej, Behrami e ka quajtur kryeministrin “pulë në luftë” e “skifter në paqe”.
“Njeri i ligë!”, ka shkruar ai.













