Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bekim Jashari thotë se në vitin 1995 kishte parë ëndërr ngjarjen e 5, 6 dhe 7 marsit

06/03/2024 - 09:29
në Kryesore, Lajme
A A
Bekim Jashari thotë se në vitin 1995 kishte parë ëndërr ngjarjen e 5, 6 dhe 7 marsit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka rrëfyer se si në vitin 1995 kishte parë në ëndërr komplet ngjarjen e 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz.

Ai gjatë emisionit “Debat Plus”, shpjegoi se si pas ëndrrës në momentin e zgjimit ka qarë pa pushim, edhe pse ishte i vetëdijshëm që ishte një ëndërr.

“E kam pa një andër se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars. Dhe këtë andërr e kam parë në 95’tën. Edhe pse thonë që andrrat e mëngjesit nuk tregojnë, por fatkeqësisht mua më ka treguar. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit kur më ka dal gjumi, isha kon duke kajt dhe e kisha bo jastëkun qull, me lot. E pash veten që është andërr, por prapë smujsha mu ndal, ama e kam pa komplet ngjarjen se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars”, tha ai.

Tutje ai shpjegoi se si ëndërra i doli identike me rrëfimet e ngjarjes së rëndë të Besartës dhe Bashkim Jasharit.

“Identik se qysh e tregon motra Besarta, Bashkimi, komplet identik e kam parë ngjarjen se qysh ka ndodh. Në andërr e kam parë se cka ka ndodh me një kushëri tonin, Sahit Jasharin. Vazhdova prapë me qajt deri sa ra zilja e derës erdhi një shoq, që djali i mixhës së tij ka qenë shok i ngushtë i babait tim, Hamzës, i Majacit të Podujevës, Afrim Zena…ra zilja dhe e kam pa në ati spijunkën e derës dhe kam ik në banjo, mu mundu me i pastru sytë e mu kthjell. Pas 10 minutash trokiti në derë të banjos dhe më pa më sytë e kuq… i tregova dhe më tha ta dhezi shuplakë se andërr është…po thash ‘po e di por s’po muj nalna, se di pse’ “.

Por, Jashari tha se kur ka ndodh sulmi në Prekaz “kush lot n’su s’më ka pa”.

Ai gjatë rrëfimit tregoi se këtë ëndërr ia ka thënë axhës së tij dhe të tjerëve në familje.

“Nuk e di a ka qenë viti 1996 apo 1997, ramë me flejtë në një dhomë, mixha, unë Murati edhe se kush ka qenë dikush mysafirë, një nip i joni, nuk më kujtohet. Mixha po i bën lutjet kur shkon me flejt…’ishalla cohemi mirë në mëngjes e nuk nijmë naj lajm të keq…’, edhe Murati, se ai jetonte pak më larg se ne, e unë jetoja me mixhën, tha ‘ej doni mem lan pa flejt, capo folni kështu palidhje’, edhe mixha po i thotë ‘s’jam duke fol palidhje, por jemi në një situatë të keqe, duhet me mendu që në mëngjes ose para mëngjesit bën telefoni ose të lajmëron dikush se ka ndodh dicka atje për familjen në Prekaz. Dhe aty e kam shpjegu, ‘sa jeni kan në Shqipni qishtu-qishtu e kam pa një andërr’, e po ma bën Murati ‘edhe andrrat ti i ki palidhje’, e mixha tha ‘duhet me prit edhe atë që ndodh’ “, tha Jashari në rrëfimin e tij. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë