Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Benzema drejt rikthimit në La Liga? Real Betisi interesohet për francezin

18/08/2026 - 13:41
në Sport
A A
Benzema drejt rikthimit në La Liga? Real Betisi interesohet për francezin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Karim Benzema mund të jetë një nga opsionet e Real Betisit për përforcimin e sulmit para mbylljes së afatit kalimtar. Klubi spanjoll po e monitoron situatën e francezit, por një transferim i tillë do të ishte i mundur vetëm nëse ai ndahet nga Al-Hilal, ku ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

E ardhmja e Benzemas në Arabinë Saudite është bërë e pasigurt, pasi Al-Hilal po shqyrton mundësinë e përfundimit të bashkëpunimit me sulmuesin, vetëm pak muaj pasi e mori nga Al-Ittihad. Në rast të prishjes së kontratës, 38-vjeçari do të kishte mundësi të zgjidhte klubin e ardhshëm si lojtar i lirë.

Sipas raportimeve të Elgoldigital, Betisi mund të tentojë transferimin e tij nëse Benzema largohet pa kontratë. Megjithatë, problemi kryesor për klubin spanjoll pritet të jetë paga e lartë e sulmuesit.

Për të bërë të realizueshme marrëveshjen, Benzema do të duhej të pranonte një reduktim të konsiderueshëm të pagës që aktualisht përfiton në Arabinë Saudite.

Para çdo vendimi, duhet të qartësohet pozita e tij me Al-Hilalin. Francezi kërkon të sigurojë pagesat që i takojnë për vitin e fundit të kontratës përpara se të largohet, ndërsa klubi saudit synon të lirojë një hapësirë në skuadër për të sjellë një sulmues të ri.

Një prej futbollistëve që Al-Hilal po e konsideron për repartin ofensiv është Ollie Watkins i Aston Villas. Në ndërkohë, pavarësisht pasigurisë për të ardhmen, Benzema vazhdon të jetë produktiv para portës.

Francezi ka shënuar nëntë gola në 13 paraqitjet e para me Al-Hilalin, ndërsa golin e tij e gjeti edhe në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Superligës së Arabisë Saudite, në fitoren 4-2 ndaj Al-Faisalyt.

JU REKOMANDOJMË

“Shiu” i parave pas Audas, por festa e madhe e Dinamo Cityt vlen 500 mijë euro

“Shiu” i parave pas Audas, por festa e madhe e Dinamo Cityt vlen 500 mijë euro
18/08/2026 - 13:00

Pamje të papublikuara më parë kanë dalë në dritë nga dhomat e zhveshjes së Dinamos, vetëm pak çaste pas kualifikimit të rëndësishëm ndaj Audas. Atmosfera pa dyshim është...

Më shumëDetails

“Është turp djema, jam ngopur, jam lodhur, dua ta lë punën” – ana tjetër e Guardiolës

‘FiveThirtyEight’ e bën ‘kampion’ Manchester Cityn ende pa filluar ndeshja, e konsideron favorit absolut
18/08/2026 - 12:59

Pep Guardiola është protagonisti kryesor i dokumentarit “A Beautiful Obsession” të Amazon Prime Video, i cili i zbulon prapaskenat e dy viteve të fundit të trajnerit katalanas te...

Më shumëDetails

Muriq dhe Vojvoda në 11-shën më të mirë të Kupës së Italisë

Muriq dhe Vojvoda në 11-shën më të mirë të Kupës së Italisë
18/08/2026 - 12:39

Dy lojtarë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në Kupën e Italisë. Bëhet fjalë për Aro Muriqin dhe Mërgim Vojvodën. Muric u vlerësua me notën 8.7 në...

Më shumëDetails

Ronaldo dhe Georgina habitin me dasmën intime, ja pse zgjodhën shtëpinë

Cristiano Ronaldo po martohet? Dasma pritet të mbahet në ishullin e tij të lindjes
17/08/2026 - 14:03

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën ta bëjnë martesën e tyre ndryshe nga sa mund të pritej për një çift kaq të famshëm. Në vend të një ceremonie...

Më shumëDetails

Vicario drejt Juventusit, Di Gregorio pritet të largohet në huazim

Vicario drejt Juventusit, Di Gregorio pritet të largohet në huazim
17/08/2026 - 13:34

Guglielmo Vicario pritet të mbërrijë sot në Torino për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të hedhur firmën me Juventusin. Portieri italian do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”...

Më shumëDetails

Mourinho e udhëheq Realin me syrin e nxirë, vjen shpjegimi i incidentit

Mourinho e udhëheq Realin me syrin e nxirë, vjen shpjegimi i incidentit
17/08/2026 - 13:32

Ndeshja miqësore kundër Schalke 04 nuk ishte thjesht një ndeshje përgatitore për Real Madridin. Ishte takimi i fundit para fillimit të sezonit, por mbi të gjitha edhe rasti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë