Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Beqa: Albini e ka pranu Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral

01/02/2023 - 09:05
në Lajme
A A
Beqa për 100 milionëshin: Vendim i vitrave të Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por sipas tij, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral.

Sipas Beqës, kryeministri nuk po i përmbahet premtimeve që i ka thënë sa ishte në opozitë, e tani sipas tij, Kurti duhet të gjejë një rrugë.

I ftuar në emisionin” Info Nata”, deputeti i PDK-së, theksoi se marrëveshja e Asociacionit nuk është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës, ashtu siç po pretendon Qeveria sepse sipas tij, këtë po e vërtetojnë edhe deklarimet e ndërkombëtarëve në këtë rast ShBA-ja dhe BE-ja.

“Unë mendoj që këtë rast marrëveshja si Asociacioni duhet të jetë në frymë të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk mund të themi që nuk është, thjeshtë edhe deklarimi i miqve ndërkombëtar është që të jetë në kuadër të Kushtetutë së Kosovës. Por ajo nuk hyn në fuqi pa e marrë një veprim në këtë rast Qeveria e Kosovës dhe ekzekutivi nuk duhet të votojë një statut i cili është në kundërshtim me Kushetutën. Dhe ne inkurajojmë që të bëjë një veprim në harmoni me Kushtetutën”, tha Beqa, për teve1.info.

Madje ai tha se kauzat e kryeministrit Kurti sa i përket kundërshtimit të Asociacionit janë falco, kjo sepse siç tha ai, po të donte kryeministri ta rrëzonte këtë marrëveshje ai do ta sjellte në Kuvend që të votohej. Por Beqa tha se Kurti nuk po e bën këtë sepse tashmë ai e ka pranuar këtë marrëveshje.

“Albin Kurti, unë mendoj që i ka kauza falco të tij, sepse unë mund të them nëse ky me të vërtetë kish dashtë më e rrëzu këtë marrëveshje e kish pru në Parlament, i ka 51 për qind edhe unë e kisha votu personalisht ta rrëzoj këtë marrëveshje. Por ai nuk e ka seriozisht, unë mendoj që ai e ka pranu Asociacionin vetëm është duke e bërë një kalkulim, është mendim i imi. Mendoj që e ka pranu Asociacionin por është tu bë kalkulim në periudhën kohore, a me shku në Asociacion para zgjedhjeve, a me shku në zgjedhje është duke bërë kalkulim elektoral”, tha tutje Beqa.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë