Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se për hapjen e urës së Ibrit duhet të ketë konsultime me aleatët.
Beqa në një prononcim për GazetaBlic, kritikoi Qeverinë duke thënë se po të gjitha veprimet deri tani, i ka bërë për vota dhe populizëm.
“Unë konsideroj që me patjetër duhet të hapet ura, por duhet të ketë konsultime me aleatët sepse kur të bëhet hapja e saj, duhet për të mbetë e tillë dhe jo të kthehemi mbrapa.Fatkeqësisht, Qeveria nuk po bën veprime të matura sepse po kthehet prapa. Shumë veprime i ka bërë populizëm dhe vota, se sa për me ndryshu jetën e qytetarëve”, tha ai.
Në fund, Beqa shtoi se kur ura të hapet, duhet të qëndrojë e tillë përgjithmonë dhe jo të mbyllet pas gjysmë ore.
“Fuqishëm besoj që ura duhet të hapet, por kur të hapet të mbahet e tillë dhe jo të mbyllet pas 20-30 minutash”, tha Beqa për GazetaBlic.













