Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berat Buzhala: Kush është ‘Grupi i Gjilanit’ në AKI, që i përgjigjet veç Dejona Mihalit, e jo drejtorit?

15/10/2024 - 20:54
në Lajme, Opinione
A A
Berat Buzhala: Kush është ‘Grupi i Gjilanit’ në AKI, që i përgjigjet veç Dejona Mihalit, e jo drejtorit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deri para dy ditësh, kemi dyshuar që Dejona Mihali i drejton dhe kontrollon institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Prej dje, nuk dyshojmë më. Tash e dimë.

Shkruan: Berat Buzhala

Komunikimi i saj intensive me Nagip Krasniqin, për çdo gjë në KEK, çdo shoqëri normale do ta çonte në këmbë. Kurse shoqërinë tonë, e demokratizon.

Shumë kohë më parë, Nacionale kishte botuar një tekst – me burime – se Dejona është njëfarë Kadri Veseli i Albin Kurtit, mirëpo dje, e morëm vesh që Dejona është edhe Adem Grabovci e edhe Kadri Veseli – së bashku.

Sigurisht që asnjë krahasim nuk është perfekt, e as ky i Dejonës me Kadriun dhe Ademin.

Adem Grabovci e ka një vëlla dëshmor, kurse vetë ka luftuar me armë në dorë për lirinë e këtij vendi. Kadri Veseli në anën tjetër, është i dënuar në mungesë nga regjimi serb sepse është prej të parëve, fjalëpërfjalshëm prej të parëve që personalisht ka dalë me kallashnikov dhe ka vra milicë serbë.

Pastaj, këtë rezistencë e ka vazhdu edhe për një dekadë.

Dejona luftën e vetme, qysh shihet nga bisedat me drejtorin e KEK-ut Nagip Krasniqi, e ka me shqiptarët.

Ajo as nuk e di se çka është sakrifica e as vuajtja për këtë vend. Nesër me u bë m*t këtu, ajo kapërcen kufirin edhe shkon në Greqi, te familja e saj.

Dejona as nuk është votuar e as nuk është emëruar prej askujt që të udhëheq, që të jetë njëfarë kryeministri në hije.

Nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës e as në Qeverinë e Kosovës, si një zyrtare që veshet me pushtet, që e tejkalon edhe Kushtetutën edhe ligjet e vendit.

Njerëzit si Dejona, në vende demokratike, në vende ku sundon ligji, quhen me emrin e vërtetë: “Nëntokë”. Sepse qeverisen nga nëntoka, në errësisë, jashtë syve të publikut, pa transparencë e pa llogaridhënie, vetëm duke përdorur platforma dhe aplikacione të cilat ajo mendon se i garantojnë raporte sekrete.

Nuk e di sa prej jush i keni lexuar komunikimet e saj me Nagip Krasniqin, të cilat i botoi Nacionale, por aty, mes tjerash, Dejona i jep urdhër Nagip Krasniqit që të blejë rrymë në Shqipëri, sepse sipas saj, ‘ishte jetike që të kishim rrymë në dy ditët e ardhshme’.

Nagipi i ishte bindur dhe nga të dhënat që ne i posedojmë, në ato dy ditë kushti, ai ka blerë rrymë në Shqipëri.

Këto operacione financiare, që në kushte normale do të duhej të kalonin përmes Bordeve dhe strukturave të KEK-ut, ose të Qeverisë, kanë kaluar vetëm nëpërmjet gojës së Dejonës. Janë shpenzuar miliona euro, vetëm pse ajo ka thënë ashtu, ose ka menduar ashtu.

A ka mundësi që ajo në ndërkohë, e ka bë pazarin me ata në Shqipëri, për shkak të çmimit të rrymës? A ka mundësi që ai i Shqipërisë t’i ketë dhënë ryshfet Dejonës, apo Albinit, që ato dy ditë Kosova të blente rrymën? A ka mundësi që ajo rrymë i ka mbetë Shqipërisë pa u shitur, prandaj donin ta heqnin atë rrymë?

Pse ato dy ditë duhej me ble, e jo dy ditë të tjera? Ose, nëse vemdimmarrja qenka kaq e thjeshtë, pse i harxhojmë miliona euro që të kemi institucione dhe borde të cilat paguhen që të mendojnë dhe të veprojnë në tema të tilla?

Mirëpo, problem është që çka kemi pa dhe çka kemi lexuar, është vetëm tema e KEK-ut dhe e rrymës. Për Dejonën, KEK-u, rryma, tenderët në KEK, janë vetëm njëra prej punëve të saja ditore.

Dejona, këtë e dimë të gjithë, në baza ditore merret me mediat, emëron dhe shkarkon njerëz në RTK, cakton njerëz nëpër Borde; ajo e menaxhon rregulisht Ministrinë e Mbrojtjes, tregon kush ka me bë me hëngër atje, kush ka m’e dhënë urdhëra.

Njerëz brenda këtij institucioni (Ministrinë e Mbrojtjes), më kanë treguar se Dejona e takon rregullisht Shemsi Sylën, i cili është zëvendësministër e i cili, tash po ia ha kryet edhe ministrit të dytë të kësaj ministrie. Fuqia e Shemit i vjen nga Dejona, sepse Shemin, ta kishin heq ‘luksh’ prej aty.

Gjithashtu, anash prej këtyre punëve, fokuesi kryesor i Dejonës ka qenë dhe vazhdon të jetë Policia dhe AKI-ja. Kurse ky focus i saj në institucionet e sigurisë, nuk ka të bëj as me Beogradin, as me Listën Serbe e as me Radojçiqin. Ka të bëj me shqiptarët.

Ka dyshime të forta, se ajo është shumë afër që ta shkatërrojë edhe një prej institucioneve më të forta në vendin tonë: AKI-në.

Nuk i kemi bisedat e saj, qysh i patëm në rastin e Nagip Krasniqit, mirëpo njerëz që kanë informata, tregojnë se Dejona e ka krijuar një trupë të pavarur në kuadër të AKI-së, të cilët nuk i japin përgjegjësi Drejtorit, por asaj.

Shumëkush, e quan atë organizatë në kuadër të Aki-së, ose atë trupë në kuadër të AKI-së si ‘Grupi i Gjilanit’. Ata janë pranuar në AKI kohëve të fundit, kurse mission nuk e kanë luftimin e rrezikut nga jashtë, por luftimin e armiqve të brendshëm.

Rasti më ilustrativ i kësaj skeme, është raportimi i asaj gazetës së Bosnjës, Slobodna Bosna, të cilës një agjent i AKI-së i ka thënë se Nacionale dhe Periskopi janë blerë dhe kontrollohen nga Serbia.

Për këtë temë, drejtori i AKI-së, ka thënë se AKI nuk është e përfshirë dhe se AKI nuk ka këso të dhënash për Nacionalen dhe Periskopin. Kështu pati deklaruar Presidentja Vjosa Osmani.

Eh, problem është që në fakt, AKI ka qenë e përfshirë. Njerëz brenda AKI-së, të cilat nuk i japin llogari drejtorit të AKI-së e as Presidentes së vendit, por i japin Dejona Mihalit, janë vënë në shërbim të saj, që t’i luftojnë në mënyrë joligjore ata të cilët e kundërshtojnë shefin e Dejonës, Albinin.

Kjo është e rrezikshme për sigurinë e vendit. Kjo veprimtari është në kufirin e tradhëtisë kombëtare sepse i shndërron trupat e pavarura, ato që i shërbejnë sigurisë së vendit, në trupa ekstremiste partizane, të cilët nuk e kanë mission sigurinë e vendit, por luftën e brendshme.

Në krye të këtij inkuzicioni qëndron Dejona Mihali, me bekimin dhe lejen e Albin Kurtit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë