Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se do të padisë avokatin Tomë Gashi, pasi ky i fundit ka deklaruar mbrëmë se Buzhala ka pranuar 3 milionë euro nga Shqipëria.
Sipas Tomë Gashit, gazetari Buzhala këto para i ka pranuar në bankën Pro Credit.
Buzhala në Facebook ka shkruar se ka kërkuar sqarime edhe nga banka në fjalë, kjo sepse Gashi ka qenë avokat i kësaj kompanie.
“Tome Gashi mbreme ne nje interviste ne DPT te Fidan Jupolli, ne mes tjerash, ka deklaru qe muajin e kaluar ne Procredit Banke i kam pranu nga Shqiperia 3 milion euro. Toma tha qe keshtu i ka thane dikush. E kam angazhu avokatin dhe mikun tim Besnik R. Berisha me inicu rast per kete deklarate te Tomes, qe eshte shpifje e qellimshme. Gjithashtu i kemi kerku Procreditit nje sqarim, se kush prej bankes ka dhene informata te tilla, sepse Toma ka qene avokat i kesaj kompanie”, shkruan Buzhala.
Tutje ai ka shtuar se deklarata të tilla janë tendecë për zhvendosjen e vëmendjes nga skandalet e Qeverisë.
“Pa fjale te mdhaja, me seriozitet maksimal, kete ceshtje do ta dergojme deri ne fund. Gjate gjithe jetes teme 3 milion as euro, e as ndonje valute tjeter, nuk ka qarkullu ne xhirollogari timen, ani pse i kam pase 150 punetore, e aktuakisht mbi 40. Shpifjet e tilla i konsideroj tendence per me e zhvendose vemendjen nga skandalet qeveritare. A eshte e ndershme? Jo nuk eshte. A eshte e pritshme. Sigurisht. Pres edhe shpifje ma te ulta. Kurre s’kam pase pozita ekzekutive e as kontakt me pare publike. Kete ceshtje do ta sqarojme ne gjyq”, shtoi ai.













