Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin-Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

05/08/2026 - 10:44
në Lajme
A A
​Bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin-Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një burri nga fshati Zupç i Zubin-Potokut i është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, të martën, pasi dyshohet për deklarim të rremë gjatë një hetimi për krime lufte.

D.V. sipas avokatit të tij, Milosh Deleviq, ishte ndaluar më herët gjatë ditës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe ishte dërguar për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit në hetimin që Prokuroria Speciale e Kosovës po zhvillon për krime lufte në Zubin-Potok.

“Ai u dërgua në Bërnjak për të dhënë dëshminë si dëshmitar në hetimin për krime lufte. Më pas, prokurori vendosi të nisë procedurë ndaj tij nën dyshimin për dhënie të deklarimit të rremë, për çka iu caktua ndalimi policor deri në 48 orë”, ka deklaruar avokati për mediumin lokal Zubin-Potok INFO, transmeton KosovaPressi.

Sipas Deleviqit, D.V. ishte ndaluar rreth orës 13:00 në pikëkalimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën rreth orës 14:30, është arrestuar, në Mitrovicën e Veriut, një i dyshuar (mashkull kosovar, pasi që kishte deklaruar rrejshëm gjatë intervistimit nga njësia policore. Një njoftimin për këtë rast thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, por nuk potencohet se bëhet fjalë për personin me inicialet D.V.

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime për krime lufte në Komunën e Zubin-Potokut, ku po kryhen gërmime në disa lokacione, për të cilat autoritetet dyshojnë se mund të ketë mbetje mortore të shqiptarëve, kryesisht nga rajoni i Mitrovicës, të cilët rezultojnë të zhdukur që nga lufta e vitit 1999.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona në Zubin-Potok, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

JU REKOMANDOJMË

Veprim shembullor i një qytetari në Malishevë, e gjen kuletën me afër 3 mijë euro, e dorëzon në polici

Veprim shembullor i një qytetari në Malishevë, e gjen kuletën me afër 3 mijë euro, e dorëzon në polici
05/08/2026 - 11:11

Më datë 04 gusht 2026, në Stacionin Policor në Malishevë, është paraqitur qytetari B.Krasniqi, i cili ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në një vendparkim në...

Më shumëDetails

Raportohet se është arrestuar një person, dyshohet se kanosi Kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi

Raportohet se është arrestuar një person, dyshohet se kanosi Kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi
05/08/2026 - 10:35

Raportohet se një person i dyshuar për kanosjen e Kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas më shumë se...

Më shumëDetails

Këto janë dy qytetet e Shqipërisë ku termometri do të shënojë 41 gradë

Këto janë dy qytetet e Shqipërisë ku termometri do të shënojë 41 gradë
05/08/2026 - 10:21

Ditën e sotme Shqipëria parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët...

Më shumëDetails

Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës dhe u largua, policia po heton rastin

Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës dhe u largua, policia po heton rastin
05/08/2026 - 10:02

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Vlorë, ku pronari i një pikë të këmbimit valutor, exchange, ka bërë një denoncim në polici ndaj një punonjëseje të re....

Më shumëDetails

QKUK: 337 raste të trajtuara në Emergjencë gjatë 24 orëve, katër persona humbën jetën

QKUK: 337 raste të trajtuara në Emergjencë gjatë 24 orëve, katër persona humbën jetën
05/08/2026 - 09:55

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit stafi mjekësor ka trajtuar gjithsej 337 pacientë, duke ofruar shërbime në disa njësi të emergjencës....

Më shumëDetails

Zbret pak çmimi i naftës në Kosovë

Zbret pak çmimi i naftës në Kosovë
05/08/2026 - 09:33

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë