Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka kritikuar peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri të Mitrovicës.
Berisha në një prononcim për GazetaBlic thotë se me këtë peticion po krijohet në precedent i keq, pasi siç thotë ai, qytetarët atje munden të krijojnë pasiguri kushtetuese duke u organizuar të shkarkojnë secilin kryetar.
“Qeveria e Kurti është shndërruar në filiale të qeverisë serbe.Albin Kurti udhëhiqet me urdhër të zyrës serbe për Kosovën. Pra po krijohet një precedent i keq, sepse mundet nesër të organizohen qytetarët dhe të shkarkojnë secilin kryetar dhe kështu të krijojnë një pasiguri kushtetuese”, tha Berisha.
Ai thotë se këtë peticion duhet ta nënshkruajnë edhe shqiptarët.
Sipas Berishës, kjo çfarë po ndodhë tani nuk është demokraci dhe është jo kushtetuese.
“Në rast se duhet të nënshkruhen serbet, patjetër duhet të jenë shqiptarët nënshkrues, që i kanë pranuar zgjedhjet. Pra nëse kanë marr 100 duhen së paku 20 shqiptarë të nënshkruajnë peticionin. Pra nëse i kemi zgjedhur me vullnetin e 1100 votueseve, tani me 3600 vota të komuniteti që nuk kanë marr pjesë në zgjedhje duhet të rrëzojnë kryetarët e zgjedhur në proces të rregullt dhe legjitim”, tha Berisha.
“Pra kjo është mbivotim, kjo nuk është demokraci dhe është jo kushtetuese.Pra për të qenë i pranueshëm e kushtetues patjetër ta ketë pjesëmarrjen e votuesve shqiptar proporcionalisht”, shtoi ai.
Sipas tij, këtu faj ka kryeministri Kurti pasi po implementon vullnetin e Qeverisë serbe.
“Përndryshe, qeveria Kurti po i shkarkon kryetarët e zgjedhur shqiptar, duke implementuar vullnetin qeverisë serbe”, tha Berisha.













