
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se Fatmir Limaj nuk do të bëj koalicion me Albin Kurtin.
Ai ka bërë me dije se qëndrimet e fundit të liderit të Nismës u keqkuptuan qëllimisht.
“Është keqkuptu dhe keqinterpretu me qëllim nga opinioni dhe opinionbërësit. Fatmir Limaj i ka pasë qeto qëndrime edhe në studio te ti edhe në studio të tjera”, ka thënë Berisha në emisioni “Politiko” në Kanal 10.
Ai ka bëre me dije se nuk beson se Nisma do të bashkëpunojë me VV-në për formimin e institucioneve të reja.
“Nuk besoj. Jo, jo ato spekulime ju shnoshi, flini rehat. Ato vazhdojnë me qenë spekulime. Edhe gjatë fushatës kemi kërku besimin e qytetarëve për me ba një qeveri ndryshe që nënkupton një qeveri të opozitës.”, është shprehur Berisha. /Gazeta10/












