Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është shprehur u shqetësuar me deklaratat e fundit të emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai ka bërë me dije se diplomanti amerikan ka treguar për nivelin e fundosjes se raporteve Kosovë-ShBA.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se shkaktar për këtë është kryeministri Albin Kurti.
“Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Gabriel Escobar, hapur sot paska tregu se deri ku qeveria e Albin Kurtit i ka fundosur raportet Kosovë-SHBA! Kosova deri këtu ku jemi ka arritur sepse interesat dhe ambiciet e saj nuk kanë ra ndesh me gjeostrategjin amerikane dhe perendimore, në të kundërtën ende do të ishim në vitet /90 të shekullit të kaluar… Nuk është mirë me u nënëvlersu këto të arritura të mëdhe, që dikur as ëndërr nuk kanë mund me u pa, veçenarishtë në këto rrethanë të rënduar të gjeopolitikës”, ka shkruar Berisha.













