Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berisha për regjistrimin e popullsisë: Situata në veri s’është e favorshme që të kryhet procesi në këtë pjesë

01/10/2023 - 09:20
në Lajme
A A
Berisha për regjistrimin e popullsisë: Situata në veri s’është e favorshme që të kryhet procesi në këtë pjesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha ka thënë se situata në veri s’është e favorshme që të kryhet procesi i regjistrimit në këtë pjesë.

Sipas tij, nuk rekomandohet që ky proces të zhvillohet kur situata politike është e tensionuar, e duke marr parasysh situatën në veri të vendit ai tha se shpreson që edhe këto komuna me shumicë serbe të marrin pjesë në këtë proces.

“Në rekomandimet ndërkombëtare të regjistrimit të popullsisë për një regjistrim të suksesshëm kërkohen parakushtet. Zakonisht kërkohen që në një vend të mos ketë zgjedhje për shkak se fushatat mund të ngatërrohen me njëra tjetrën dhe nuk rekomandohet të ketë të njëjtën kohë fushatë për regjistrim të popullsisë dhe për zgjedhje”.

“Pastaj situatat e jashtëzakonshme siç ishte rasti i pandemisë apo tërmeteve, apo fatkeqësitë e tjera natyrore. Gjithashtu edhe situata politike konsiderohen që nuk rekomandohet të organizohet regjistrim i popullsisë në ato zona. Ne besojmë dhe shpresojmë që do të mbizotëroj paqja dhe do të krijohen kushte që me një nëntor të realizohet regjistrimi i popullsisë edhe në këto katër komuna veriore”, tha ai.  Berisha shtoi se shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë për 1 nëntor, është bërë për shkak të vonimit të procedurave për ta trajtuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

Berisha tha se legjislacioni në Kosovë në momentin kur ka marrëveshje në vlera të mëdha kërkohen proceduar më të gjata.

“Siç e dini ASK-ja është e përkushtuar në realizimin e projektit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive shtëpiake dhe banesave si projekti më i madh nacional statistikor në Kosovë si gjithandej në gjitha vendet e botës. Në kemi filluar angazhimin tonë që nga viti 2019, ligji është aprovuar në vitin 2022 dhe në shator të viti 2022 është caktuar data e fillimit në teren me 1 shtator 2023”.

“Ne provuam që të arrihet një marrëveshje siç ishte praktikë që gjitha procedurat të zhvillohen përmes një marrëveshje me organizatën UNOPS, procedurat e prokurorimit dhe aktivitete e tjera, duke e parë që ata në baze të legjislacionit që kanë procedojnë me procedura më të shpejta duke e ditur që legjislacioni jonë aktual ka proceduar të zgjatura për kontrate që kanë vlera të mëdha. Pas disa muajve ne nuk arritëm të nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe filluam që aktivitetet tona të i realizojmë përmes procedurave tona atëherë kërkuam nga qeveria nga kryeministri që të na jap afat edhe për dy muaj të tjerë”, tha ai për EO.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të 2011 numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por që në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat në atë kohë ata kishin refuzuar të merrnin pjesë në këtë procesin.

JU REKOMANDOJMË

Dita e Veteranit: Haradinaj mbledh të dielën luftëtarët e UÇK-së
Kryesore

Haradinaj: Do t`i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

09/05/2025 - 10:10
Sveçla përveç truprojeve, sot u shoqërua nga Manxhuka: I njofton gazetarët që sot ka seancë
Kryesore

Sveçla përveç truprojeve, sot u shoqërua nga Manxhuka: I njofton gazetarët që sot ka seancë

09/05/2025 - 10:05
“Si me lypë prej qorrit sy”: Dimal Basha nga VV kërkon falje pas kësaj deklarate
Kryesore

Konfirmon Dimal Basha: Haxhiu përsëri kandidate për kryetare Kuvendi!

09/05/2025 - 09:50
Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
Kryesore

Çitaku: Nuk votojmë për kryeparlamentar ata që ishin ministra të Kurtit

09/05/2025 - 09:33
Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Kryesore

Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

09/05/2025 - 09:19
Ramabaja për LDK-në: Nuk është e pavarur, kërkesa për qeveri tranzicioni është joreale
Lajme

Ramabaja për LDK-në: Nuk është e pavarur, kërkesa për qeveri tranzicioni është joreale

09/05/2025 - 01:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Gervalla keqtrajton Prindon Sadriun – E largon nga Departamenti i NATO’s, “shutohet” në një departament tjetër

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë