Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot se janë duke shqyrtuar mundësinë që paratë për blerjen e librave për vitin e ri shkollor t’ua transferoj drejtpërdrejt prindërve përmes platformës e-Kosova.
Nagavci tha të hënën para gazetarëve se për këtë çështje pritet të vendoset brenda këtyre ditëve.
E Berisha tha se tash ndjen vetëm keqardhje për Kosovën, transmeton Paparaci.
Në një postim në Facebook, ligjvënësi opozitar u shpreh se Qeveria Kurti ka arritur që ta bëjë “shtetin hajgare”.
“Vjedhje edhe në libra të femijeve ! tash ndjej veq keqardhje për Kosoven ! Arriten me bo shtetin hajgare”, shkroi ai.












