Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bërnabiq: Presim qasje dhe masa ndryshe ndaj Kosovës pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

27/09/2024 - 11:09
në Kryesore, Lajme
A A
Bërnabiq: Presim qasje dhe masa ndryshe ndaj Kosovës pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës të ndryshojë dhe ajo të përballet me “masa ndryshe”.

“Nëse arrijmë të ruajmë paqen, t’u bëjmë ballë të gjitha provokimeve, të cilat janë të tmerrshme, mund të presim, mendoj, masa krejtësisht ndryshme dhe qasje tjetër ndaj Prishtinës”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Ajo ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po “përdor qetësinë në punën e institucioneve evropiane” para se të formohen institucionet e reja, për të “shkaktuar konflikt të armatosur” në Kosovë.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) u mbajtën në qershor dhe në fund të vjeshtës do të fillojë mandati pesëvjeçar i Komisionit të ri Evropian (KE).

“PE-ja është formuar, KE-ja duhet të formohet, por as PE-ja nuk po punon me kapacitet të plotë. Kemi zgjedhje në SHBA në nëntor dhe ai po e shfrytëzon këtë”, Bërnabiq për Kurtin, më sa duket duke iu referuar veprimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës muaj më parë dhe synimit të saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër.

Bërnabiq shtoi se “aleatët më besnikë të Prishtinës” tani kanë një qëndrim më kritik ndaj Kosovës dhe Albin Kurtit se më parë, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vende të BE-së i kanë kritikuar haptazi veprimet e Kurtit në veriun e banuar me shumicë serbe, duke i cilësuar si të “njëanshme” dhe të “pakoordinuara”.

Beogradi i ka cilësuar si “akte kriminale” që synojnë “persekutimin e serbëve” mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës.

Autoritetet kosovare ngulin këmbë se ato janë të “jashtëligjshme” dhe shkelin rendin kushtetues të vendit./REL/

JU REKOMANDOJMË

“Me ke lënë me zemër të copëtuar”, dedikimi rrëqethës i të fejuarës së Laurent Krasniqit

“Me ke lënë me zemër të copëtuar”, dedikimi rrëqethës i të fejuarës së Laurent Krasniqit
22/10/2026 - 20:56

Gati një muaj e gjysmë pas vdekjes tragjike të TikToker-it të njohur kosovar, Laurent Krasniqi, e fejuara e tij, Laureta Kosumi, ka reaguar përmes një dedikimi prekës në...

Më shumëDetails

Musliu: Përmirësimi i ligjit nuk është tërheqje, por përgjegjësi për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
22/10/2026 - 20:19

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore, duke komentuar zhvillimet lidhur me ligjin për Dhomat e...

Më shumëDetails

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
22/10/2026 - 20:05

Gjatë ditës së sotme Presidentja e vendit, Justina-Shiroka-Pula ka rikthyer në Kuvend për rishyrtim Ligjin për Gjykatën Speciale. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e deputetit...

Më shumëDetails

OVL e UÇK reagon pasi ligji për Specialen u kthye në Kuvend me kërkesë të PDK’së: Iu bëjmë thirrje të gjitha partive…

OVL e UÇK-së dënon ashpër vendimin e Hagës që refuzon provat për krimet serbe
22/10/2026 - 19:50

OVL-UÇK ka reaguar në lidhje me zhvillime e fundit, ku PDK-ja ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula që ta kthejë ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale në Kuvend. Kjo organizatë...

Më shumëDetails

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
22/10/2026 - 19:30

Kryeministri Edi Rama raportohet se ka kërkuar nga ministrat që të nisin një proces largimi të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria...

Më shumëDetails

Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?

OVL-UÇK pas protestës: Faleminderit, shqiptarë!
22/10/2026 - 19:18

U miratua me nguti dhe nën presion, por presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e riktheu Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me kërkesën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është 25-vjeçari që u shtir si agjent i AKI-së dhe mori para me premtimin për punësim – në hetime u përfshi edhe Inteligjenca

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë