Besnik Hasi ka marrë një tjetër detyrë si trajner.
Hasi është caktuar trajneri i ri i skuadrës nga elita e futbollit belg, KV Mechelen, shkruan Gazeta Express.
Belgjika nuk është aspak terren i panjohur i Besnik Hasit, si trajner por edhe si lojtar.
Gjatë karrierës futbollistike, ai luajti në Belgjikë për klubet si: Genk, Lokeren, Cercle Brugge dhe Anderlecht.
E në këtë të fundit, Hasi ishte edhe ndihmëstrajner, e më pas edhe shef i shtabit teknik, në periudhën 2008-2016.