Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur rreth idesë që të lidhet një koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate në këtë kohë.
I inkuadruar në emisionin ‘Politiko’ përmes telefonit, Tahiri ka treguar që ka goxha një kohë që janë në bisedime me Nismen Socialdemokrate për lidhjen e një koalicion parazgjedhor, raporton gazeta10.
“Viti 2024 është vit zgjedhor dhe në shtator do të caktohet data e zgjedhjeve, prandaj duhet të përgatitemi. Sot kemi pasur një marrëveshje me Nismën, marrëveshje e cila besoj që do t’i mobilizojë të dy subjektet politike dhe shpresoj që edhe subjektet e tjera politike dhe nismat qytetarë që të bëjmë një bllok serioz opozitar”, ka thënë Tahiri në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se pse ky koalicion po ndodh në këtë kohë, deputeti Tahiri ka thënë se AAK i ka nxjerr disa mësime nga e kaluara, duke përmendur rastin e koalicionit PAN që ishte bërë në kohën kur ishin shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Ne i kemi nxjerr disa mësime prej të kaluarës. Ju e dini që ne e patëm bë një marrëveshje me PAN-in në mbrëmje e cila nuk ka funksionuar”, ka thënë Tahiri.












