Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Besnik Tahiri konfirmon se nuk do të jetë deputet i kësaj legjislature: Jam krenar për punën që bëra në këto 4 vite

28/03/2025 - 10:28
në Kryesore, Lajme
A A
Besnik Tahiri konfirmon se nuk do të jetë deputet i kësaj legjislature: Jam krenar për punën që bëra në këto 4 vite
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet i legjislaturës së re që do të krijohet nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Unë nuk do të jem deputet i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, tani edhe pas certifikimit të rezultateve konfirmohet se ky ishte vullneti i votuesve të Aleancës”, ka shkruar ai.

Tahiri ka uruar kolegët e tij që fituan mandatet, ndërsa për vete tha se do të reflektojë për këtë rezultat.

“Unë do të vazhdoj të jem i njëjti, por do të më duhet do kohë për të analizuar dhe reflektuar mbi këtë çka ka ndodhur. Në veçanti, më duhet të analizoj cilat janë arsyet që votuesi i AAK-së në një përzgjedhje preferenciale, me mundësi të zgjedhjes së 10 kandidatëve nuk e kanë parë të rrugës që unë të jam njëri prej dhjetëve në preferencën e tyre”, ka shkruar ai, duke thënë se nuk do të dorëzohet.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të vendit,

Unë nuk do të jem deputet i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, tani edhe pas certifikimit të rezultateve konfirmohet se ky ishte vullneti i votuesve të Aleancës.

Megjithatë, falënderoj nga zemra 9,693 votues që menduan dhe më besuan që të isha pjesë e Kuvendit të Kosovës. Dua të uroj kolegët, kryetarin Haradinaj, Dr. Time dhe Bekën për rizgjedhje. Po ashtu, të uroj rikthimin në Kuvend të Dautit dhe dajës Lahi.

Në këtë postim, dua të falenderoj ekipin në Grupit Parlamentar, të falënderoj Fixhin dhe gjithë ekipin që përgjatë katër viteve, më ndihmuan të isha i suksesshëm në ballë të jetës parlamentare, betejave politike e parlamentare në kuvend, artikulimin e qëndrimeve politike dhe të pozicioneve të Aleancës.

Miq të dashur,

Unë do të vazhdoj të jem i njëjti, por do të më duhet do kohë për të analizuar dhe reflektuar mbi këtë çka ka ndodhur. Në veçanti, më duhet të analizojë cilat janë arsyet që votuesi i AAK-së në një përzgjedhje preferenciale, me mundësi të zgjedhjes së 10 kandidatëve nuk e kanë parë të rrugës që unë të jam njëri prej dhjetëve në preferencën e tyre.

Përndryshe, jam krenar për punën që bëra në 4 vitet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe thellësisht mirënjohës për 9,693 qytetarë që votuan dhe besuan se duhej të vazhdoja si përfaqësues i tyre në Kuvend.

Ngritjen e kam synimin e radhës, dorëzimin asnjëherë.

Faleminderit për të gjithë ju që më besuat gjithmonë, e edhe kësaj radhe!

Besniku

JU REKOMANDOJMË

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj
14/07/2026 - 22:46

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve të degës për mbledhjen e...

Më shumëDetails

Kajtazi: Pushteti e di që s’i ka punët mirë me ShBA-në, shkak qasja e gabuar

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
14/07/2026 - 22:17

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova po mbetet prapa në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin
14/07/2026 - 22:12

Shtetet e Bashkuara po e bëjnë një përpjekje të re për ta afruar Serbinë me synimet e tyre strategjike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Daniel...

Më shumëDetails

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën
14/07/2026 - 21:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo hap po ndiqet...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
14/07/2026 - 21:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier. Në komunikatën për media thuhet se duke e vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier...

Më shumëDetails

Shqipëria përmbyll tre kapituj me BE-në, Haradinaj: Ne po vazhdojmë të mbetemi prapa

Haradinaj kujton ngjarjet e 13 prillit 1999: Duke e parë fundin që po i vinte nga UÇK dhe NATO, forcat serbe u hakmorrën ndaj civilëve
14/07/2026 - 21:48

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se përmbyllja e tre kapitujve të rinj për Shqipërinë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një arritje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë