Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biden: Pezullimi i traktatit bërthamor nga Putini, gabim i madh

22/02/2023 - 19:42
në Kryesore, Lajme
A A
Biden: Pezullimi i traktatit bërthamor nga Putini, gabim i madh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se Presidenti rus Vladimir Putin bëri një gabim të madh duke pezulluar pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e fundit të mbetur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, atë të kontrollit të armëve bërthamore.

Këto ishin komentet e tij të para që nga njoftimi që zoti Putin bëri të martën lidhur me traktatin e njohur si ‘START-i i ri’. Presidenti American ishte në Poloni për të siguruar aleatët e krahut lindor të NATO-s se Uashingtoni do të qëndrojnë krah të tyre ndërsa Rusia vazhdon me agresionin e saj në Ukrainë.

Vendimi pritet të ketë një ndikim të menjëhershëm tek mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të monitoruar aktivitetin bërthamor rus. Megjithatë pakti ishte pothuajse i vdekur, pas anulimit që Moska i bëri në fund të vitit të kaluar bisedimeve që kishin për qëllim të shpëtonin marrëveshjen, për të cilën të dyja palët kanë akuzuar tjetrën për shkelje.

“Është një gabim i madh”, tha Presidenti Biden.
Komentet e presidentit amerikan erdhën teksa ai i dha fund një vizitë katër-ditore në Poloni dhe Ukrainë, me bisedime me udhëheqësit e atij që njihet si grupi i Bukureshtit, në përbërje të të cilit janë 9 vende të pjesës më lindore të aleancës së NATO-s. Grupi u formua të vitin 2014 si përgjigje nga zotit Putin për aneksimin e Krimesë, një territor ukrainas. Aleanca përfshin Bullgarinë, Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Ndërsa lufta në Ukrainë po zvarritet shqetësimi që ekziston mes nëntë vendeve të Bukureshtit vazhdon të jetë i madh. Shumë frikësohen se presidenti Putin mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër tyre në vijim, nëse do të jetë i suksesshëm në Ukrainë.

“Ju jeni vija e parë e mbrojtjes sonë kolektive”, u tha udhëheqësve të grupit Presidenti Biden të mërkurë. “Dhe ju e dini, më mirë se kushdo, se çfarë po rrezikohet nga ky konflikt. Jo vetëm Ukraina, por edhe liria e demokracia në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën”, shtoi ai.

Presidenti tha se pakti i NATO-s për mbrojtje kolektive është “i shenjtë” dhe se: “ne do të mbrojmë, çdo pëllëmbë të NATO-s, në kuptimin e plotë të fjalës”.

Një ditë më parë përpara Kështjellës Mbretërore të Varshavës, Presidenti Biden paralajmëroi se nëse agresioni rus, nuk kontrollohet, nuk do të ndalet në kufijtë e Ukrainës. “Orekset e autocratëve nuk mund të shuhen”, tha ai. “Ata duhet të kundërshtohen”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, udhëheqësi populist i krahut të djathtë, i cili tha javën e kaluar se Bashkimi Evropian është pjesërisht fajtor për zgjatjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, ka hequr dorë nga sanksionet ndaj Moskës dhe armatosja e Kievit. Zoti Orban anashkaloi takimin me Presidentin Biden dhe në vend të tij morri pjesë Presidenti Katalin Novák.

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis, këmbënguli se B9-ta është më e fortë se kurrë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili mori pjesë në takim tha se: “Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë lufta, por kur ajo të përfundojë, ne duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet”. Duke vënë në dukje veprimet e kaluara të Rusisë në Gjeorgji dhe Ukrainë, ai shtoi: “Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane. Ne duhet të thyejmë ciklin e agresionit rus”.

Presidenti Biden u takua të martën në Varshavë me presidenten moldave Maia Sandu, e cila javën e kaluar pretendoi se Moska qëndron pas një komploti për të rrëzuar qeverinë e vendit të saj duke përdorur sabotatorë të jashtëm.

I vendosur mes Ukrainës dhe Rumanisë dhe një prej vendeve më të varfra të Evropës, kombi i Evropës Lindore ka pasur lidhje historike me Rusinë, por dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian. Preisdenti Biden në fjalët e tij dhe miratimin për kërkesën e Moldavisë për t’u bërë pjesë e BE-së./VOA

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë