Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biden: Putin do të sulmojë Ukrainën

19/02/2022 - 10:40
në Kryesore, Lajme
A A
Joe Biden uron Kosovën për 14-vjetorin e pavarësisë, kërkon sërish njohjen nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Joe Biden pret një sulm të Rusisë kundër Ukrainës “në ditët e ardhshme”. Ai paralajmëroi nga pasojat e një pushtimi. Kancelari gjerman, Scholz shikon ende shans për diplomacinë.

“Jam i bindur që ai e ka marrë vendimin”, tha Joe Biden të premten në Shtëpinë e Bardhë për presidentin Putin. “Ne kemi arsye ta mendojmë këtë.” SHBA janë të mendimit, se forcat e armatosura ruse, ndër të tjera do vinin në shënjestër edhe kryeqytetin Kiev, tha presidenti amerikan në një fjalim televiziv. Por Rusia ende e ka një zgjedhje, mes “një lufte katastrofale dhe të pakuptimtë” si dhe “diplomacisë”. Deri në fillimin e një marshimi ushtarak “diplomacia është gjithmonë një mundësi”.

Në këtë linjë u shpreh edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz pas një video-telefonate me Biden dhe krerë të tjerë qeverish e përfaqësuesish të NATO-s dhe BE. Detyra qendrore është tani “të mbajmë hapur dritaren e diplomacisë”. Në të njëjtën kohë për shkak të stacionimit të më shumë se 150.000 ushtarëve në kufirin ukrainas, ekziston një rrezik “shumë real” i sulmit rus. Sipas agjencisë Reuters, pamjet satelitore të marra këtë javë tregojnë aktivitete ushtarake në Bjellorusi, në Gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia dhe në perëndim të Rusisë.

Moska duhet të ulë tensionet

Në një video-konferencë të premten me presidentin amerikan morën pjesë krahas kancelarit gjerman, Olaf Scholz edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentët e Polonisë dhe Rumanisë, Andrzej Duda e Klaus Johannis, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ai kanadez, Justin Trudeau, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ka pasur ujdi, se Moska “duhet të japë me urgjencë një sinjal të uljes së tensioneve”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit pas bisedimeve. Pjesëmarrësit përforcuan qëndrimin, se në rast të një agresioni rus, ata janë të gatshëm për masa shumë të thella si kundërpërgjigje.

Për të enjten e ardhshme, presidenti Biden bëri të ditur takimin e ministrit të Jashtëm amerikan, Antony Blinken me kryediplomatin rus, Serge Lavrov në Europë. Por ai e lidhi këtë me një kusht. “Nëse Rusia bëhet aktive ushtarakisht para kësaj dite, atëherë është e qartë që është mbyllur dera e diplomacisë. Ajo vendos kështu për luftën, dhe do të paguajë një “çmim shumë të lartë.”

Manovër e madhe ushtarake ruse në fundjavë

Rusia i mohon plane të tilla dhe deklaron, se ndjehet e kërcënuar nga NATO. Për të shtunën Kremlini ka bërë të ditur një manovër të madhe nën mbikqyrjen e Putinit. Në manovrën ushtarake marrin pjesë trupa strategjike si edhe raketa balistike, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Aty marrin pjesë si aviacioni ushtarak, edhe njësi ushtarake nga qendra ushtarake jugore, dhe flota e Detit të Zi dhe Verior.

Të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi nga një marshim rus në Ukrainë. “Nuk ka asnjë lloj dyshimi, se përjetojmë përqëndrimin më të madh të forcave ushtarake në Europë që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, tha ai në një intervistë për televizionin ZDF.

Dhuna në Ukrainën Lindore shtohet

Frika e një shkallëzimi të konfliktit ka çuar edhe në një rritje të dhunës në Ukrainën Lindore, ku forcat ushtarake ukrainase dhe rebelët prorusë luftojnë prej vitesh. Sipas një reporteri të agjencisë, AFP, bombardimet kanë vazhduar të premten edhe në afërsi të fshatit Stanyzia-Luhanska. Të enjten u godit një kopsht në një zonë të kontrolluar nga ushtria ukrainase. Të dyja palët bënë përgjegjëse njëra-tjetrën për këtë sulm. Rebelët prorusë i kanë bërë thirrje civilëve në zonat e tyre të vendosen në “siguri” në Rusi.

Në një nga zonat e kontrolluara nga separatistët prorusë të premten në mbrëmje ka shpërthyer një tubacion nafte, sipas të dhënave ruse, media të tjera flasin për shpërthimin e një gazsjellësi. Pamjet në mediat ruse nga Luhansk tregojnë flakët që ndriçojnë qiellin. Agjencia Ria Novosti bëri fjalë për shpërthimin e Drushbas, që sjell naftë ruse në Poloni, Gjermani etj. Nuk janë bërë të ditura të dhëna për arsyet e shpërthimeve.

Ndërkohë një drejtues i rebelëve në Lugansk të shtunën ka kërkuar mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë./DW/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë