Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bie çmimi i druve, sivjet 50 deri 55 euro metri, kosovarët po preferojnë ngrohjen me kondicionerë

14/09/2024 - 10:09
në Kryesore, Lajme
A A
Bie çmimi i druve, sivjet 50 deri 55 euro metri, kosovarët po preferojnë ngrohjen me kondicionerë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me vitet e kaluara. Ndërsa, ngritje e konsumit pritet edhe gjatë dimrit. Kjo pasi thuhet se një numër i madh i qytetarëve të cilët më parë kanë përdorur drutë për t’u ngrohur, tani po ngrohen me kondicionerë dhe pajisje të tjera. Pavarësisht rritjes së konsumit, nuk pritet krizë energjetike gjatë dimrit.

Deri këtë vit, Beqir Igrishta është ngrohur me dru. Megjithatë, sivjet ai po mendon të blejë kondicioner apo pajisje tjera për t’u ngrohur me energji elektrike.

“Me pelet ngrohemi, por mendoj me bë me rrymë, sepse edhe peleti po shtrenjtohet për çdo vjet”, tha ai.

Edhe ata që janë ngrohur me dru por edhe me pajisje te tjera, po ankohen se faturat e energjisë po u vijnë shtrenjtë.

Mirëpo për dallim nga vitet e tjera, interesimi për të blerë dru ka rënë.

Gjatë vitit të kaluar çmimi i një metri dru sillej nga 60-65 euro. Ndërsa, gjatë këtij viti çmimi i tyre është 50-55 euro. Shitësit thonë se interesimi për të blerë dru sivjet ka rënë.

Me përdorimin e kondicionerëve, është rritur edhe konsumi i energjisë elektrike.

Nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike thonë se krahasuar me tri vitet e fundit, sivjet konsumi ka qenë më i madh.

“Normalisht që përdorimi i koncidonierëve e ka bërë të veten dhe ka pasur edhe rritje të konsumit. Ndërkohë, në këtë periudhë, pra prej 1 deri 11 shtator, konsumi mesatar ditor ka arritur mbi 12 mijë megavat orë. Për këtë periudhë kemi importuar mbi 3.5 milionë euro”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Nga kjo kompani kanë thënë se janë të përgatitur në rast se vendi përballet me ndonjë krizë energjetike.

Ministria e Ekonomisë të enjten ka hapur thirrjen përmes së cilës rreth 10 mijë familje do të subvencionohen për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje. /RTK

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i Baton Haxhiut: 41-42 deputetë mundet me i marrë Vetëvendosja më së shumti – Opozita mund t’i marrë kaq deputetë
Lajme

“Deklarata e SHBA’së s’do të mbetet pa shenjë- Nëse pas 5 viteve flet për vjedhje je gënjeshtar’’, Baton Haxhiu analizon fushatën

13/09/2025 - 22:38
Nesër protesta për drejtësi për ish krerët e UÇK-së në Hagë
Kryesore

Nesër protesta për drejtësi për ish krerët e UÇK-së në Hagë

13/09/2025 - 22:23
Kryeministri Kurti bëri homazhe te obelisku i dëshmorëve Skënder Monolli dhe Besim Latifi
Kryesore

Kryeministri Kurti bëri homazhe te obelisku i dëshmorëve Skënder Monolli dhe Besim Latifi

13/09/2025 - 22:10
Mustafa: Vendimi i SHBA-së më i rëndë se sanksionet e BE-së
Lajme

Mustafa: Vendimi i SHBA-së më i rëndë se sanksionet e BE-së

13/09/2025 - 22:01
Arian Tahiri hap fushatën për Kryetar të Mitrovicës: Le të ecim krah për krah, duke i shërbyer qytetit
Kryesore

Arian Tahiri hap fushatën për Kryetar të Mitrovicës: Le të ecim krah për krah, duke i shërbyer qytetit

13/09/2025 - 21:47
Lushtaku: Albin Kurti i ka shërbyer vetëm interesave të Serbisë, kurrë të Kosovës (VIDEO)
Lajme

Lushtaku: Albin Kurti i ka shërbyer vetëm interesave të Serbisë, kurrë të Kosovës (VIDEO)

13/09/2025 - 21:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nuk mbledh mend Kurti, nis fushatën me sulme ndaj mediave e partive të tjera: Do shpikin rrena e sajojnë shpifje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë