Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bie fasada e ndërtesës, udhëheqësi i zjarrfiksësve: “Jemi të zhgënjyer prej patrullës së policisë e cila iku nga incidenti”

23/04/2024 - 17:12
në Lajme
A A
Bie fasada e ndërtesës, udhëheqësi i zjarrfiksësve: “Jemi të zhgënjyer prej patrullës së policisë e cila iku nga incidenti”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët. Mirëpo fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime ndërsa tani vendi i ngjarjes është siguruar nga zjarrfikësit. Të pranishëm janë edhe Inspeksioni i Komunës së Prishtinës.

Bashkim Zeneli udhëheqës i skuadrës së zjarrfikësve “Prishtina 2” ka thënë se në mëngjes kanë pranuar thirrje që është duke rënë fasada nga banesat në rrugën “UÇK”.

“Ne jemi në këtë intervenim dhe udhëheq të incidentit. Në orën 9:25 kemi pranu thirrje që është duke ra fasada nga banesat që është duke rrezikuar qytetarët dhe menjëherë kemi dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Diku rreth 70% të punës e kemi kry kurse nga hyrja tjetër nuk kemi pasur qasje sepse nuk është banesa e banueshme. E kryem intervenimin çka ishte në rrezik me ra fasada”, u shpreh Zeneli, teksa kritikoi edhe Policinë e Kosovës të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes. Ai deklaroi se u janë dashur që të merren edhe me trafikun në Prishtinë.

“Absolutisht nuk ka pasur dëme mirëpo në këtë intervenim jemi të zhgënjyer prej patrullës së policisë e cila iku nga incidenti. Na la në vendin e ngjarjes dhe po ballafaqohemi me dy punë, sigurimin tonë të automjeteve, qytetarëve, trafikut e të gjithave. Në qoftë se ka reshje atmosferike do të zbutet dhe do të bie (fasada)”, ka thënë Zeneli.

E drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë për Ekonomia Online se me marrjen e informatës ekipet emergjente të kryeqytetit janë dal në vendin e ngjarjes.

“Është një incident që ka ndodhu sot në mëngjes. Me marrjen e informatës ekipet emergjente të kryeqytetit janë dal në vendin e ngjarjes. Inspektoret dhe shërbimi i zjarrfikësve e kemi eleminu rrezikun. Një pjesë e fasadës si pasojë e shirave ka ra. Është eleminu rreziku dhe do ta pastrojmë ta kthejmë në gjendjen e mëparshme. Do të monitorojmë më tutje këtë pjesë të qytetit mirëpo edhe pjesë të tjera të qytetit për ndonjë eventualitet”, ka thënë Fushtica./EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë