Një punëtor ka vdekur derisa ishte duke punuar në një lartësi në vendin e tij të punës, shkruan Veriu.info.
Ngjarja tragjkike ka ndodhur dje gjatë orës 11:22, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
“Ferizaj 19.06.2023-11:22. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës , në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.











