Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bieber: S’shoh arsye të mos ketë sanksione nëse vërtetohet se Serbia është e përfshirë në Banjskë

11/10/2023 - 12:59
në Lajme
A A
Bieber: S’shoh arsye të mos ketë sanksione nëse vërtetohet se Serbia është e përfshirë në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Historiani dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, ka thënë se ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe në Nagorno Karbakh duhet të jenë një mesazh për BE-në, se konfliktet e ngrira janë gjithmonë të rrezikshme nëse nuk zgjidhen, shkruan N1, trasnmeton Express.

Bieber thotë se konfliktet e ngrira nëse nuk zgjidhen përmes dialogut, atëherë ato do të zgjidhen në mënyra të rrezikshme, në momentetet kur s’e ke situatën nën kontroll dhe kur s’mund të gjesh zgjidhje më të mira.

“Një konflikt i ngrirë nuk mund të ekzistojë. Kjo u pa në Lindjen e Mesme, në Nagorno-Karabakh… Një konflikt i ngrirë është vetëm një konflikt në të cilin dy palët kërkojnë një arsye ose një mundësi për t’i dhënë fund asaj lufte. Ky duhet të jetë një mesazh për BE-në, që konfliktet e ngrira duhet të zgjidhen, nëse nuk zgjidhen, do të zgjidhen në një mënyrë më të rrezikshme, në disa raste kur nuk është nën kontroll, kur nuk mund të gjesh zgjidhje më të mira. ”, thekson ai.

Sa i përket sanksioneve ndaj Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit, Bieber ka thënë se deri tani është duke pasur një gjuhë të paqartë.

Sipas tij, “nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse për ngjarjen në Banjskë , apo se e ka ndihmuar apo lehtësuar atë, atëherë është e vështirë të kuptohet pse nuk do të ketë disa sanksione ”.

Bieber ka thënë se ajo që ka ndodhur në Banjskë ka qenë e rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin.

Ai ka shtuar tutje se s’sheh mundësi që dialogu të vazhdojë seriozisht dhe potencon se dialogu aktual është vetëm sa për ta ruajtur paqen.

“Ishte një ngjarje shumë e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin. Aktualisht nuk shoh mundësinë që dialogu të vazhdojë seriozisht. BE-ja po përballet me zgjedhje, pyetja është nëse është e mundur të ndryshohet qasja aktuale ndaj dialogut. Më duket se ky dialog tani është vetëm për të ruajtur paqen,” thotë ai.

Bieber beson se hetimet për sulmin në Bansjkë duhet të jenë transparente dhe të pranueshme.

“Ka faj politik nëse shikojmë faktin se ata që janë përgjegjës për atë sulm janë nga rrethi i presidentit. Dhe nëse shikoni interpretimin e ngjarjeve nga ana e presidentit, dhe gjithashtu nga ana e mediave që kontrollohen nga presidenti dhe partia në pushtet, të cilat përpiqen t’i kthejnë autorët në heronj, është sikur dikush t’i kthejë sulmuesit në heronj në Gaza . Është një grup i armatosur njerëzish që sulmojnë policinë, në këtë kuptim më duket se ky lloj interpretimi politik është në vetvete i papranueshëm, pavarësisht nga çështja e fajit”, mendon Bieber./Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë