Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

02/08/2026 - 19:55
në Lajme
A A
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re rikthen çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, për të cilin ajo pretendon se nuk është përballur asnjëherë plotësisht me të kaluarën e tij.

“Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar, dhe të cilat janë treguese në masivitetin e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë, por po ashtu në Bosnje dhe Kroaci. Prandaj çdo zbulim i një varreze të re e hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë, e cila kurrë nuk është përballur me këtë çështje. Kjo përkundër faktit që Tribunali i Hagës për Jugosllavinë i dënoi krerët ushtarak e politik të Serbisë, pikërisht për shkak të krimeve në Kosovë”, tha ajo në Klan Kosova.“Për fat të keq gjykata për krime lufte në Serbi nuk e vazhdoi ti gjykoj ata që kishin pozitë më të ulët sepse për këtë ishte themeluar. Dhe kështu kjo gjykatë pushoi së punuari dhe që të merret me efikasitet ndaj njerëzve të ndryshëm që kanë kryer krime. Siç është rasti me Brigadën e Motorizuar 37 të cilën e kishte udhëhequr Lubisha Dikoviq, që më vonë u promovua në Shef të Shtabit të Përgjithshëm”, deklaroi ajo.

Biserko ka folur edhe për rastin e një personi nga Istogu, i cili sipas saj ka treguar vendndodhjen e një varri në Zubin Potok dhe më pas është arrestuar nga BIA.“Kjo ndodhi edhe pse Fondi për të Drejtën Humanitare këtu ngriti padi penale ndaj tij me shumë të dhëna dhe referenca që tregojnë për përgjegjësinë e Dikoviqit për shumë krime lufte të kryera në Kosovë. E dini si është puna këtu te ne, interpretimi zyrtar i asaj që ndodhi në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, pra në gjithë procesin e rënies së Jugosllavisë është se këtu thuhet se “Serbia e serbët janë viktima më e mëdhat”. Kjo është një far teze që gjerësisht është pranuar e promovuar jo vetëm nga elitat politike, por edhe nga ato kulturore, fetare e të tjera”.
Ajo ka krahasuar këtë me rastin në Bosnje, ku një dëshmitar serb kishte treguar për një varrezë masive me rreth 1 mijë viktima në Tomashicë.“Kështu që ky është një qëndrim i vendosur i shumicës së qytetarëve, në vend se të merren me përgjegjësinë e shtetit serb rreth asaj që ka ndodhur në Kosovë. Në këtë kuptim, secili që dëshmon për përgjegjësinë e Serbisë në këtë rast, kalon nëpër vështirësi të mëdha. Në rastin e presonit të arrestuar nga BIA, e që është nga Istogu, bëhet fjalë për një burrë që ka treguar se ku ndodhet varri në Zubin Potok. E kemi rastin në Bosnjë kur një serb ka treguar për vendndodhjen e një varreze masive me 1000 viktima në Tomashicë”.
Biserko ka rikujtuar se gjatë luftës në Kosovë, sipas saj, mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u larguan drejt vendeve fqinje, ndërsa shumë prej tyre u përballën edhe me shkatërrimin e dokumenteve personale.“Kështu që personat e tillë më vonë janë përballur me maltretime, ngacmime e gjëra të tilla. Është shumë e guximshme nëse ky person e ka zbuluar këtë varrezë. Sepse sa më shumë që koha kalon njerëzit nuk mund ta mbajnë barrën kur kanë njohuri për këto ngjarje, dhe herë do kur, ata flasin për këtë histori. Pushteti aktual në Serbi ka qenë pjesë e atij pushtetit që ka kryer krime në Kosovë, pra ata janë pjesë e atij projekti. Të ju kujtoj që rishtazi një ministre e qeverisë në Beograd, anëtare e partisë SPS , deklaroi se po të ishte ajo në vend të Millosheviqit, do ta spastronte Kosovën nga shqiptarët”.
“Prandaj është fakt që Millosheviqi edhe ka tentuar ta jetësoj këtë spastrim etnik, duke i përndjekur nga Kosova, mbi 800.000 shqiptarë të cilët shkuan në Mal të Zi, Shqipëri, e Maqedoni. Shumicës së këtyre njerëzve u janë shkatërruar dokumentet personale në mënyrë që të mos kenë dëshmi kur ata do të ktheheshin në Kosovë. Pa intervenimin e NATO-s këta njerëz zor se do të ktheheshin”.Sipas saj, është e vështirë të pritet që të pranohet hapja e arkivave ushtarake, pasi ato mund të zbardhin përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë dhe siç u shpreh, në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë.
“Një gjë duhet pasur parasysh krimet e luftës në Kosovë, nuk i kanë kryer vetëm formacionet para ushtarake, por edhe ushtria ka qenë direkt pjesëmarrëse në këto krime. Në këtë kuptim hapja e arkivave ushtarake, në fakt vije te përgjegjësia e ushtrisë së Jugosllavisë. Vështirë se ata do t’i përgjigjen kërkesës së Prishtinës për të hapur arkivat e tyre. Sepse nëse hapen arkivat atëherë do të jetë lehtë identifikohen ata që ishin pjesë e krimeve në Kosovë dhe në pjesë të madhe në Kroaci”, deklaroi Biserko.

JU REKOMANDOJMË

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje
25/09/2026 - 22:18

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka dhënë detaje rreth takimit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pas vendimit të fundit në...

Më shumëDetails

‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave

‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave
25/09/2026 - 22:14

Edhe sonte, në natën e 10 të protestës në kundërshtim të dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, protestuesit, kanë kthyer reflektorët nga objekti i Qeverisë së Kosovës. Me këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë