Në një postim në platformën X, Bislimi ka theksuar nevojën për angazhim dhe qasje të balancuar ndaj të dyja palëve në dialog.
“Urime Peter Sorensen për emërimin si EUSR i ri për procesin e dialogut. Të uroj një mandat të suksesshëm si ndërmjetës, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociatave si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi.











