Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi për takimin në Bruksel: Arritëm dakordim për një dokument të detajizuar të zbatimit të marrëveshjes, e cila do të sekuencohet

06/04/2023 - 09:54
në Kryesore, Lajme
A A
Bislimi për takimin në Bruksel: Arritëm dakordim për një dokument të detajizuar të zbatimit të marrëveshjes, e cila do të sekuencohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë ka folur për takimin e 4 prillit që e pati me homologun serb Petkoviq.Bislimi tha se arritën dakordim për një dokument të detajizuar të zbatimit të marrëveshjes, e cila sipas tij do të sekuencohet.

Ai ka shpjeguar se çka nënkuptohet me sekuencim.“Një dokument të detajizuar të zbatimit andaj si kompromis është bër një dokument njëfaqësh që tregon principet kryesore për zbatimin e dokumentit franko gjerman. Detyra e sekuencimit është e kryenegociatorëve. Principi për sekuencim ka qenë pika e parë dhe më e rëndësishme. Është kërkesë e BE-së që palët në vazhdimësi të ofrojnë diçka në mënyrë që të mos krijohet për shtypja se kemi zbatim të njëanshëm”, deklaroi Bislimi para Komisionit për Punë të Jashtme.

“Nëse palët i njohin dokumentet e njëri-tjetrit është dakordim i dyanshëm. Nëse njëra palë bën një hap, nëse Serbia thotë nuk kërkoj pengesë të anëtarësimit konsiderohet që një hap e ka bërë Serbia. Pastaj nëse Kosova thotë ne dakordohemi për një takim ku grupi i menaxhmentit prezanton një draft si e kanë parapa idenë e themelimit të Asociacionit, konsiderohet si hap që e ka bë Kosova”, tha ai.

Bislimi deklaroi se të dy palët deri në mbyllje të orarit nesër do t’i dërgojnë komentet dhe propozimet te Lajçak e që ai e ka për obligim t’i inkorporojë në propozimin e radhës.

Sa i përket ekipit të përbashkët menaxhues, Bislimi ka thënë që ka një dakordim që ai të jetë i formatit 1+1, megjithatë mbetet të diskutohet për strukturës.

“Pjesa tjetër e diskutimit ka të bëjë me pikën që kërkon themelimin e ekipit të përbashkët monitorues, duhet të vendosim rreth strukturave dhe personave që nominohen. Ka një dakordim që grupi i përbashkët monitorues të jetë i formatit 1+1 që Kosova ka 2, Serbia 2 dhe BE ka 2 përfaqësues. Në takimet kryesore takohen të parët e ekipit, nëse ka diçka më teknike kjo mund të bëhet edhe te personi zëvendësues. Nuk ka dakordim të plotë rreth strukturës. Është qëndrim i Kosovës që do të ishte mirë që personi që përfaqëson Kosovën në ekip monitorues të mos jetë negociator sepse mund të jetë konflikt interesi, i bie që unë të monitoroj punën time. Ka kërkesë nga Serbia që kryenegociatori të jetë personi që përfaqëson Serbinë në ekipin monitorues Kemi mbet të dërgojmë argumentimet, sugjerimet. Zgjidhje mund të jetë që të ketë vendim autonom të vendit se kë ta dërgojë”, ka deklaruar Bislimi.

Sa i përket Konferencës së Donatorëve, Bislimi ka thënë se Kosova e ka nominuar personin e saj.“Pika e tretë ka të bëjë me caktimin e personave kontaktues që merren me organizimin, koordinimin dhe filtrimin e projekteve për konferencën e donatorëve që pritet të mbahet 150 ditë pas dakordimit të palëve. Ne e kemi nominu personin, Serbia ende nuk ka nominim”.

Rreth tekstit të deklaratës për të pagjetur ka thënë se vërejtja e Kosovës është pranuar nga Serbia teksa për takimin e liderëve ka thënë se mbetet të caktohet një datë.

“Pika e katërt ka të bëjë me dakordimin për dokumentin për personat e zhdukur me dhunë. Teksti publikohet dhe aprovohet nga liderët e radhës. Kemi pas vetëm një vërejtje, ajo është pranu nga delegacioni serb”.

“E pesta ka qenë caktimi i datës për takim të liderëve. Propozimi i Lajçak ka qenë të mbahet më 22 prill, kryeministri ka deklaru gatishmëri por presidenti Serbisë ka thënë se nuk mund të udhëtojë me datën 22”, ka përfunduar Bislimi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë