Zëvendëskryeministri, Besnik Bislim, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Spanja njeh pasaportat e Repulikës së Kosovës dhe se qytetarët mund të udhëtojnë pa viza.
Bislimi iu referua Drejtorisë së Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme të Bashkimi Europian (DG Home) se ka njoftuar për këtë.
Postimi i plotë:
Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.
DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.
Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë.