Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur dy qëllime.
Sipas tij, qëllimi i parë ishte që të përmbyllet diskutimi për propozimin evropian, i mbështetur nga vendet kryesore të QUINT-it, raporton Paparaci.
Ndërkohë i dyti për Bislimin, ishte që të diskutohet mbi elementet dhe parimet që do të ndërtohet teksti dhe aneksi i marrëveshjes ku do të detajizohen nenet e saj.
“Qëllimi i palës kosovare ka qenë që jo vetëm të dakorden për propozimin në fjalë, por të fuqizohet përmes nënshkrimit nga të dyja palët. Fatkeqësisht ka munguar gatishmëria nga pala e Serbisë, dhe siç duket nga intervista e mbrëmshme e Vucict është sqaruar. Me kemi propozuar që dokumenti të nënshkruhet që të krijohet një bazë e mirë”, tha ai sonte në RTK.













