Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bizneset në hall, Dhoma e Tregtisë: Rryma ndalet, dëmet mbesin pa kompensim

02/06/2026 - 18:13
në Ekonomi, Lajme
A A
Bizneset në hall, Dhoma e Tregtisë: Rryma ndalet, dëmet mbesin pa kompensim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërprerja e energjisë elektrike, kohëve të fundit është bërë e shpeshtë sidomos në lagjen “Aktash” të Prishtinës, por edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, raporton KosovaPress.

Ndërmarrësit e sidomos bizneset e vogla dhe të mesme janë ato që kanë më shumë pasoja në mungesë të energjisë elektrike e sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sektorët që janë më të prekur janë sektorët e shërbimit dhe të prodhimit.

Sipas drejtorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti askush nga institucionet nuk kompenson dëmet e shkaktuara si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ai thotë se reduktimet në energji elektrike ndikojnë shumë, sepse energjia elektrike është faktori bazik dhe kryesor i bizneseve.

“Ndikimi është jashtëzakonisht negativ, shumë i shpejtë… 01:00…Pra, mua si klient nuk më intereson ku e merr ti energjinë. Mua, derisa më ndodh ta paguaj 16.1% më shtrenjtë, ti si institucion, në këtë rast KEDS-i ose KOSTT-i, ose cilido që jeni aktorë të përfshirë në reduktime, e keni përgjegjësinë me ma siguru energjinë elektrike 24 orë. Po edhe në rastin tjetër, e dyanshme: në momentin që unë si biznes humbi, kam dëme për shkak të këtyre reduktimeve të paparalajmëruara sepse shumica e tyre janë të paparalajmëruara fare atëherë duhet edhe këtu dikush me marrë përgjegjësi me ia kompensuar ato dëme. Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi kompensime të dëmeve”, tha ai.

Sipas tij, e gjithë kjo po ndodh për shkak të mos funksionimit të duhur nga sistemi gjyqësor duke i lënë lëndët të zgjasin me vite të tëra.

“Lëndët që dërgohen atje zgjasin me vite për t’u zgjidhur dhe një numër i madh i bizneseve më as që po e mësyjnë me u marrë me gjykatat. Sepse po të kishim gjykata funksionale dhe lëndët të zgjidheshin shpejt, unë jam i bindur që të gjitha këto biznese, të cilat përballen me këto reduktime, sidomos me reduktime të paparalajmëruara dhe nga të cilat edhe pësojnë dëme, do t’i kishin dërguar lëndët, gjë që krejt ndaj këtyre aktorëve për të dhënë secili përgjegjësinë e vet për, të themi, çështjen. Nëse ti po më rri gati mua me ta paguar rregullisht energjinë elektrike, atëherë edhe detyra jote është me më furnizuar mua 24 orë”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket kërkesave që ka Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë për këtë çështje, sipas Ahmetit janë liberalizimi i tregut për të krijuar një sistem më të mirë energjetik si dhe auditimi i pavarur i të gjitha investimeve që i kanë bërë aktorët energjetik qoftë KEDS apo KOSTT, i cili nuk është bërë deri më tani.

Ahmeti shton që ajo që duhet bërë është dalja para përgjegjësisë e secilit institucion, kështu që sipas tij duhet të ndryshoj trendi që bizneset të paguajnë por edhe të pësojnë. Në këtë aspekt ai kritikon edhe institucionet përgjegjëse që nuk bashkëpunojnë mes vete duke krijuar një sistem të çorientuar.

“Ne po shpesh po kemi raportime, për shembull që po ndodh që gjatë një rregullimi të një pike, ose një vendi diku, ndodh që këputet një, një kabllo edhe shkakton reduktime. Pra nuk ka, madje shpesh po raportojnë të tjerët që, për shembull, ka zona të cilat nuk kanë as, as vizatime të cilat dihet saktë se ku janë të vendosura rrjeti, ku është i vendosur rrjeti energjetik…. 10:30…Te ne nuk ndodh, këtu ka një moskoordinim fare, është totalisht është krejt sistemi i çorientuar këtu, nuk bashkëpunojnë fare institucionet mes vete dhe normalisht pastaj në fund të fundit, kush pëson më së shumti janë vetë bizneset. S’ka askush tjetër këtu, sepse ai më së paku, ai raportohet ose më së paku ai informohet nga vetë këta aktorë për, të themi, një investim që është duke u bërë ose një rregullim që duhet me u bë diku”, tha ai.

Ndërsa sa i përket ankesave të bizneseve, Kushtrim Ahmeti thotë se tashmë bizneset as nuk po bëjnë ankesa sepse sipas tij janë dëshpëruar nga mosveprimi i institucioneve në këtë aspekt.

“Shiko, ka ankesa kohëpaskohshme. Dhe, fatkeqësisht, ka ankesa nga të gjitha vendet e Kosovës, nuk është vetëm një regjion. Ka kohëpaskohshme që po ndodhin këto ankesa dhe pastaj pas, të themi, veprimeve që po i ndërmarrim po e kuptojmë që, për shembull ta zëmë, ndodh një rast diku kur e kupton, del, nuk është ta zëmë KEDS-i, po del një subjekt tjetër që po i bën reduktimet. As lajmëron fare që do t’i bëjë reduktimet për atë çështje atje. As nuk shkon me trokitë në derë me i thanë biznesit që “shiko, këtë ditë kam me e bë këtë investim në këtë, në këtë rrjet energjetik këtu, përgatituni që keni me pas reduktime”. Dhe biznesi i merr masat që të paktën, përkundër humbjeve që prapë do t’i ketë, po të paktën humbje mos të ketë në kuptimin e dëmeve të cilat shkaktohen për shkak të prishjeve, sepse ashtu-kështu këta po kanë prishje, po duhet me i dërgu punëtorët në shtëpi, e ajo është humbje se ai punëtor prapë duhet me u pagu. Dhe këtu kërkush s’po e merr përsipër edhe këtë pjesë. Sepse punëtori nuk po mundet, ti me mbajtë punëtorin kur ty, të themi, nuk po ke energji elektrike”, tha ai.

Sidomos tash në këtë kohë kur ka çmime të rritura të derivateve, sipas tij edhe përdorimi i gjeneratorëve është kosto shtësë për biznese.

Ai thotë se nëse ndërprerja e rrymës është kaq e shpeshtë në këtë periudhë të ngrohtë të vitit “atëherë si do ta presim dimrin që do të vijë, nëse fillojmë tash me u përballu me reduktimet e shumta të energjisë elektrike”.

Sa i përket arsyejeve të ndërprerjes së shpeshtë të rrymës elektrike, nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike për KosovaPress për tri ditë me radhë japin përgjigjen e njëjtë “furnizimi me energji elektrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje”.

Ndërkaq KosovaPress ka kontaktuar me KEDS-in edhe në lidhje me atë se kush do t’i kompensoj bizneset për dëmët dhe humbjet që shkakton ndërprerja e energjisë elektrike por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

KosovaPress ka kontaktuar edhe me Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK) për kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike dhe nëse mungesa e rrymës elektrike është si pasojë e remonteve në KEK, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Vetëm gjatë ditës së djeashme, në lagjën Aktash nuk ka pasur rrymë 7 orë, derisa sot gati dy pa energji elektrike.

JU REKOMANDOJMË

BE-ja s’dërgon vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, Zyra e Presidencës jep sqarime

BE-ja s’dërgon vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, Zyra e Presidencës jep sqarime
02/06/2026 - 17:56

Lidhur me raportimet e sotme për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, Zyra e Presidentes ka deklaruar se ftesa drejtuar Bashkimit Evropian nuk është injoruar. Zyra e...

Më shumëDetails

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Kosova është në pandemi diplomatike nga “virusi” Albin Kurti, krejt çka kemi sot është trashëgimi e qeverisjes së Hashim Thaçit

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Kosova është në pandemi diplomatike nga “virusi” Albin Kurti, krejt çka kemi sot është trashëgimi e qeverisjes së Hashim Thaçit
02/06/2026 - 17:43

Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar qeverisjen e tij si të stagnuar brenda kurse e...

Më shumëDetails

Nisin bisedimet Izrael-Liban në Departamentin amerikan të Shtetit

Nisin bisedimet Izrael-Liban në Departamentin amerikan të Shtetit
02/06/2026 - 17:29

Bisedimet me rëndësi të lartë mes Izraelit dhe Libanit nisën të martën në Departamentin amerikan të Shtetit, ndërsa përplasjet e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut kërcënojnë të dëmtojnë...

Më shumëDetails

KFOR kryen ushtrime në kampin “Villagio” në Pejë, publikohen pamjet nga stërvitja

KFOR kryen ushtrime në kampin “Villagio” në Pejë, publikohen pamjet nga stërvitja
02/06/2026 - 17:25

Ushtarët e KFOR-it kanë kryer sot një stërvitje me helikopterë në Kampin Villaggio Italia në Pejë. KFOR ka njoftuar se ky ushtrim është realizuar për të rritur gatishmërinë...

Më shumëDetails

Çështja e Ligjit për Shtetësinë, Sveçla thotë se ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008

Çështja e Ligjit për Shtetësinë, Sveçla thotë se ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008
02/06/2026 - 17:07

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se dispozita e Ligjit për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, e cila ka nxitur reagime ditëve të...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani mirëpritet jashtëzakonshëm nga familja Bunjaku në Prishtinë

Vjosa Osmani mirëpritet jashtëzakonshëm nga familja Bunjaku në Prishtinë
02/06/2026 - 16:55

Bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, është mirëpritur në familjen Bunjaku në Prishtinë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ajo ka thënë se mes mikpritjes, respektit dhe bisedave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tubimi i Malishevës shpërfaq ‘ndarjen’ brenda PDK-së: Hamza afër grupit të “Bon Vivantit”, Limaj në mes të ish komandantëve

    Tubimi i Malishevës shpërfaq ‘ndarjen’ brenda PDK-së: Hamza afër grupit të “Bon Vivantit”, Limaj në mes të ish komandantëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Jeta Statovci pas shkarkimit të vëllait nga RTK: Thellësisht zhgënjyese, kjo është më e rëndë se hakmarrja politike

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë