PDK-ja është shprehur e tronditur nga vrasja e Anton P. të hënën në Klinë.
PDK-ja, Dega në Zvicrës, ka thënë se Anton P. ishte anëtar i Kryesisë së Nëndegës në Luzern.
“Me pikëllim më të thellë, shprehim ngushëllimet tona për humbjen e Anton Prela. Ai ishte jo vetëm një bashkëveprimtar dhe afarist i njohur, por gjithashtu një frymë energjie dhe një shembull i përkushtimit për popullin dhe vendlindjen tonë”, ka thënë PDK-ja në një njoftim për media.
“Anton Prela si anëtar i kryesisë së nëndegës së PDK në Luzern tregoi përkushtim të palodhur dhe bashkëpunoi me zell me ne në interes të bashkatdhetarëve tanë. Kontributi i tij do të kujtohet për gjithmonë dhe do të mbetet një pjesë e historisë sonë”.
PDK-ja, në kumtesë ka shkruar: “Le të ruajmë kujtimin e tij të ndritur duke vazhduar punën për të cilën ai punoi me aq zell dhe përkushtim.”













