Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Blendi Fevziu për Naim Murselin: Isha përshëndetur me të disa vite me parë, mendova t’ia gjejë numrin per t’i çuar ngushëllim…

02/12/2023 - 12:42
në Lajme
A A
Blendi Fevziu për Naim Murselin: Isha përshëndetur me të disa vite me parë, mendova t’ia gjejë numrin per t’i çuar ngushëllim…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.

Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur pa se bashkëshort i viktimës në atë që fillimisht u raportua si grabitje e shkuar keq ishte Naim Murseli, pasi e kishte takuar disa vite më parë në Prishtinë. Ai tregon se 33-vjeçari i kishte dhënë përshtypjen e një njeriu të kulturuar e të sjellshëm. Për këtë arsye tentoi që t’i gjente numrin e telefonit për t’i dërguar një mesazh ngushëllimi për këtë ngjarje të rëndë.

Por Fevziu rrëfeu se është tronditur kur policia e arrestoi dje atë për vrasjen e bashkëshortes. Sipas tij, është e vështirë të gjesh një arsye pse ai e bëri këtë krim, por një gjë është e sigurt, që çdo person që kryen një akt të tillë, meriton të quhet vetëm “kriminel”.

“Pak ditë më parë, lexova në mediat online një lajm i cili ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortit në një tentativë grabitjeje në rrugët e Prishtinës. Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta, por u trondita akoma më shumë kur pashë fotografinë e çiftit. Në krah të gruas së ndjerë, pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin sa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës disa vite më parë. Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte të gjithë elitën e Kosovës. Kur pashë fotografinë e djalit dhe ndjeva një trishtim tejet të madh tentova t’i gjeja numrin e telefonit për t’i dërguar një ngushëllim për t’i thënë që të bëhej i fortë për të rritur dy fëmijët e mbetur jetimë, për t’u munduar që ata të kishin sa më pak trauma nga vdekja e nënës përpara syve të tyre. Por dje lexova që policia e Kosovës kishte identifikuar si organizatorin të vrasjes së bashkëshortes pikërisht bashkëshortin. Mbeta tejet i tronditur në radhë të parë sepse njerëz të tillë që duken normalë, por që kanë ndjenja të tilla kriminale janë kaq pranë nesh. Edhe pse policia dhe drejtësia nuk kanë thënë përfundimisht fjalën e tyre ka shumë mundësi që versioni real të jetë ky. Ndaj pyeta veten. Çfarë mund ta bënte një burrë që të vriste bashkëshorten e tij në sy të dy fëmijëve, t’i linte ata me një traumë kaq të madhe, t’i largonte nga jeta një grua, një vajzë të re, e cila kishte menduar të kalonte jetën me të, e cila ishte bashkëshortja e tij, që kishin kaluar ditë të gëzuara dhe të trishtueshme padyshim, që i kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe që shpresonin t’i rrisnin së bashku? Ka shumë pse. Është padyshim e vështirë të gjesh një arsye, por një gjë është e sigurt. Çdo njeri që kryen një akt të tillë nuk meriton asnjë fjalë tjetër përveçse kriminel. U prehtë në paqe gruaja e re  dhe shpresoj që fëmijët ta kalojnë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja këtë dramë”, thotë Fevziu.

Liridona Murseli humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës. Rreth 48 orë më vonë, policia arrestoi bashkëshortin e saj, Naimin, si porositës të vrasjes, Granit Plavën si ekzekutor dhe Kushtrim Kokallën si bashkëpunëtor në këtë ngjarje shumë të rëndë./tvklan

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë