Sipas saj, tashmë është koha kur Qeveria duhet të deklarohet se a është duke u përgatitur për këtë çështje në mënyrë që të shfrytëzohet ky momentum.
“Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është veçanërisht tash kur e kemi një momentum të ri dhe i mbetet Qeverisë që të deklarohet se a do të ketë një përgatitje për ta shfrytëzuar në një farë forme këtë momentum të ri në të cilin ndodhet e gjithë bota edhe globi përgjithësisht me zhvillimet të cilat po ndodhin në luftën në mes Rusisë dhe Ukrainës”, ka shtuar ajo, për FrontOnline.











