Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Blicik: Çështja e sulmit terrorist në Banjskë nuk do të zhduket

21/12/2023 - 09:23
në Kryesore, Lajme
A A
Blicik: Çështja e sulmit terrorist në Banjskë nuk do të zhduket
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para qeverisë së re serbe tani janë tri çështje kyçe – normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, reformat dhe harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në, ka thënë Vladimir Bilcik, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë.

I pyetur se çfarë pret nga Qeveria e re e Serbisë, e cila do të formohet pas zgjedhjeve, Bilcik ka thënë se janë tre gjëra që janë theksuar deri më tani.

“Gjëja e parë është një përkushtim i sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. E di që deri më tani janë bërë disa punë konstruktive pavarësisht tensioneve”, ka thënë Bilcik.

“Shpresoj se qeveria e ardhshme do të bëjë vërtet përparim në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, që përfshin zgjidhjen e çështjeve të hapura, që i referohet edhe sulmit në Banjskë në shtator. Kjo çështje nuk do të zhduket”, e ka bërë të qartë Bilcik, transmeton Paparaci.

Si pikë të dytë, ai përmendi domosdoshmërinë e zbatimit të reformave.

“Reforma, reforma, reforma. Shpresoj që qeveria e re, shumica e re qeverisëse, të përmbushë mandatin e saj katërvjeçar, të jetë e qëndrueshme dhe të jetë në gjendje të fokusohet në gjithçka që duhet bërë në fushën e shtetit ligjor, demokracisë, por edhe reformave strukturore në ekonomi, energjetikë. Të gjitha këto së bashku mund ta afrojnë Serbinë drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.

Zgjerimi, sipas fjalëve të tij, është rikthyer në agjendën e Bashkimit Evropian, prandaj shpreson dhe dëshiron që kjo temë të kthehet në agjendën e Serbisë me qeverinë e re.

Si gjë e tretë të rëndësishme, ai përmendi përafrimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në.

“Unë e kuptoj që ka disa çështje, e kuptoj që është e vështirë, por derisa Serbia përparon drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, shpresoj se do të ketë harmonizim me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë. Në kohën kur Rusia sulmoi Ukrainën, integritetin e saj territorial, them se Serbia duhet të qëndrojë pranë nesh për këtë çështje”, ka thënë Bilcik.

Ky do të jetë gjithashtu një sinjal për të gjithë partnerët në BE, ka shtuar ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë