Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Blinken në Turqi, bisedime mbi ndihmën për tërmetin si dhe anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO

19/02/2023 - 19:58
në Kryesore, Lajme
A A
Blinken në Turqi, bisedime mbi ndihmën për tërmetin si dhe anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Turqi për një vizitë zyrtare.

Ai zhvilloi diskutime me autoritetet turke mbi ndihmën e mëtejshme të Uashingtonit për Ankaranë, ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pjesën juglindore të Turqisë dhe vendin fqinj të saj Sirinë. Si pasojë humbën jetën më shumë se 45,000 persona. Mbi një milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe sipas parashikimeve, kostoja ekonomike e shkaktuar nga tërmeti mund të arrijë miliarda. Në krye të axhendës së zotit Blinken do të jetë edhe çështja e anëtarësimit në NATO, e Suedisë dhe Finlandës. Deri tani Turqia ka refuzuar të ratifikojë protokollet e pranimit të tyre në aleancë, duke thënë se Stokholmi në veçanti, ka strehuar ata që Ankaraja i quan anëtarë të grupeve terroriste. Turqia ka dhënë së fundmi sinjale se do të miratojë vetëm kërkesën e Finlandës.

Diplomati i lartë amerikan u ndal të dielën pasdite në provincën jugore turke të Adanas, e më pas pa nga lart me helikopter, zonat e goditura nga tërmeti, shoqëruar nga homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu. Zoti Blinken pritet të zhvillojë bisedime të mëtejshme dypalëshe në Ankara ditën e hënë.

Sipas burimeve në dijeni të axhendës, zoti Blinken do të takohet edhe me Presidentin turk Tajip Erdogan.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar tashmë në Turqi një ekip për operacionet e kërkim-shpëtimi, medikamente mjekësore, makineri për thyerjen e betonit si dhe fonde shtesë prej 85 milionë dollarësh në ndihma humanitare që mbulojnë gjithashtu edhe Sirinë. Zoti Blinken tha se Uashingtoni do të ofrojë edhe 100 milionë dollarë të tjerë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Vizita e parë e zotit Blinken në Turqi në cilësinë e Sekretarit të Shtetit ishte diçka për të cilën po punohej prej kohësh, por ajo vjen dy vjet pasi zoti Blinken mori detyrën. Kjo është në kontrast të fortë me atë çfarë kanë bërë disa nga paraardhësit e zotit Blinken, përfshirë Hillary Clinton-in dhe Rex Tillerson-in, të cilët zhvilluan vizitën e tyre të parë brenda tre muajsh nga marrja e detyrës.

Vonesat në këtë rast thonë analistët, tregojnë nivelin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve, marrëdhënie që u përkeqësuan veçanërisht që nga viti 2019, kur Ankaraja bleu sistemet ruse të mbrojtjes raketore.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë vlerësuar Turqinë për disa nga veprimet e saj gjatë sulmit rus në Ukrainë, ekspertët thonë se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar mbi marrëdhëniet e ngushta të Ankarasë me Moskën./VOA

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë