Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Blinken shpërfilli Kurtin e Osmanin në Mynih, gëzohen serbët

19/02/2023 - 14:00
në Kryesore, Lajme
A A
Blinken shpërfilli Kurtin e Osmanin në Mynih, gëzohen serbët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari amerikan Antony Blinken duket se nuk do të takojë fare presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin apo kryeministrin Albin Kurti në konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih. Sot ai fluturon drejt Turqisë.

Sekretari amerikan i shtetit sot do të mbërrijë në Turqi për të treguar se si ShBA-ja mund ta ndihmojë më shumë Ankaranë pas tërmeteve shkatërruese që vranë mijëra njerëz.

Sot paradite (në kohën e shkrimit të këtij postimi), kryeministri Albin Kurti ka listuar të gjitha takimet që ka pasur në Konferencën e Mynihut. Nga ShBA-ja, ai është takuar vetëm me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Van Hollen dhe Bob Menendez. Por, fatkeqësisht me asnjë nga zyrtarët e lartë të administratës Biden.

Në Konferencën e Sigurisë në Munich morën pjesë Zëvendës-Presidentja amerikane Kamala Harris, por edhe Sekretari Antony Blinken. Deri tash, as kryeministri Kurti por as presidentja Osmani nuk kanë njoftuar të kenë pasur ndonjë takim me dyshen amerikane.

Harris është rikthyer tashmë në ShBA, edhe pse ishte detyruar që t’i ndërronte aeroplanët për shkak të vështirësive teknike fillestare. Ndërkaq, siç e potencuam më lart, sekretari Blinken do të mbërrijë – nëse veçse nuk ka mbërritur – në Turqi.

Pse u injoruan liderët e Kosovës?

ShBA-ja ka pasur kërkesa të qarta ndaj Kosovës tash e disa muaj, qoftë në lidhje me targat ilegale, qoftë në lidhje me Asociacionin. Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka qenë më i përfshiri në këtë mes, përmes vartësve të tij si nënsekretari Derek Chollet dhe përfaqësuesi Gabriel Escobar.

Fatkeqësisht, kjo duket se ka gëzuar shumë palën serbe që një gjë të tillë po e sheh në favorin e saj.

“Amerika mori rol aktiv në dialog, investoi ndikimin dhe besueshmërinë e saj politike dhe sigurisht që s’e lejon Kurtin që ta shantazhojë – prandaj s’është për t’u habitur që Sekretari i Shtetit Antony Blinken s’e takoi Vjosa Osmanin e as Albin Kurtin në Mynih.” – i tha mediumit serb nga Kosova, ish-diplomati Zoran Millivojeviq.

Për fat të keq, Blinken mu në ditën e pavarësisë së Kosovës në vend se ta takonte presidenten apo kryeministrin e Kosovës e takoi presidentin e Serbisë. Ai këtë takim e quajti “konstruktiv” dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, presidenti i një shoqate serbo-amerikane Vladimir Marinkoviq, u shpreh se kjo “nuk ishte e para herë që Blinkeni nuk dëshironte ta takonte Kurtin”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë