Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bllokada e sadomazohizmit partiak , si një “makiavelizëm” i ri politik në Kosovë

03/05/2025 - 19:39
në Opinione
A A
Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personalitetit, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Odisejada e bllokadës në formimin e institucioneve në Parlamentin e Kosovës duket që do zgjasë edhe për një kohë…Bllokada si strategji politike, në rastin tonë përveç që është një sadomazohizëm i llojit të vetë (se bazohet ende në kryeneçësi fisnore!) në etnopsikologjinë dhe mentalitetin tonë, është shndërruar e ndërtuar edhe në një mjet mjaft të sofistikuar për të ushtruar presion sistematik mbi rivalët ideologjik për të fituar sa më shumë pushtet në procesin e formimit të qeverisë së ardhshme kosovare.

Tipi i bllokadës sonë që u “kultivua” gjatë këtyre tetë seancave të dështuara me përplot nuanca sadomazohiste për ta “lënduar” kundërshtarin politik sidomos në pikat që rivalët ideologjik i kishin identifikuar si më të dobëtat, me ditën e sotme (seancën e tetë) ka filluar të marrë edhe ca doza të një vetëkënaqësie e vetëlëndimi (lexo; masturbimi!) të ri socio politik që (as)pak është parë në të kaluarën e afërt. Kjo “dozë” sa po mund të hetohet përveç qëllimit final që e ka ndërtimin e narracionit të shfajësimit dhe “viktimizimit” që ndodhi gjatë gjithë seancave bllokuese, e ka edhe një porosi tjetër sociale: atë të shpërndarjes se kësaj “doze” me aplikativitet sa më masiv te elektorati dilematik dhe militantët agresiv, nevojën e një “kujdestarie online”, nëpër rrjetet sociale dhe jetën publike.

Fitohet përshtypja se e gjithë saga e bllokadës, si mjet politik në prapavijë e ka ” pataten e nxehtë”, të cilën asnjë subjekt nuk po guxon as ta përmend në këtë fazë. Arsyet janë të ndryshme. Por, që të gjithë e dinë, ama askush s’po e merr guximin ta “promovoj” e artikuloj te qytetaria ate. Pra, “Patatja e nxehtë” (Asociacioni, Gjykata Speciale, proceset integruese, anëtarësimi në institucione ndërkombëtare, sanksionet, etj.), është ajo “vija e kuqe” apo ajo pengesa kryesore që faktikisht është duke e bërë “afirmimin “e bllokadës së Parlamentit. Një koalicion potencial që në agjendat e veta partiake e ka të përfshirë temën e “patates së nxehtë” gjithsesi për t’i ikur përgjegjësisë do e refuzoj pjesëmarrjen në formimin e qeverisë së ardhshme. Dhe gjithnjë do gjejë pretekste periferike, për ta “ambalazhua” e kamuflua argumentin e refuzimit. Të gjitha subjektet parlamentare, shpresojnë se; Bllokada si mjet e metodë e lejuar politike që përdoret për të bërë presion mbi rivalët politik në mënyrë që të përfitohet sa më shumë pushtet e ndikim publik, ani pse është në lloj “makiavelizmi” i vrazhdë, në vendet me traditë të gjatë demokratike gjithnjë e ka pasur një epilog përfundimtar qoftë në favor të “bojkotuesëve” qoftë të “kërcënuesëve” të rendit Kushtetues…

Shkroi: Fadil Maloku

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë