Oborri i qeverisë së Kosovës është mbushur me vetura të ambasadave të ndryshme të cilët po shkojnë për takime te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë aktivizuar vendet e huaja të cilat po bëjnë ç’mos për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Sot, fotografi të publikuara nga portali online “raporto24” tregojnë se shumë vetura të ambasadave të ndryshme janë pranë ndërtesës së qeverisë.














