Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Blloku B2 s’u kthye në punë siç tha ministrja, s’dihet çmimi i energjisë së blerë

10/04/2025 - 21:18
në Lajme
A A
Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” ka dalë nga funksioni tash e dy ditë.

Megjithatë, nuk dihet se kur do të rregullohet.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës nuk dhanë përgjigje në pyetjet e televizionit këtë të enjte, ndërkaq në një postim në rrjetet sociale thanë se dëmi do të rregullohet për 48 orë.

Kurse parashikimet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për rregullimin e kësaj njësie nuk dolën të sakta.

Në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, tha se puna përfundon këtë të enjte në orën 08:00 të mëngjesit.

“Megjithatë, ekipet janë duke punuar me intensitet të lartë dhe blloku pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit”, ka thënë Rizvanolli.

Ndërkaq, një postim tjetër u publikua në faqen e Ministrisë së Ekonomisë sot gjatë ditës, ku thuhet se punimet po vazhdojnë.

“Ministrja Rizvanolli u informua edhe për rrjedhjet që ndodhën në Bllokun B2, me ç’rast i njëjti ishte dashur të nxirrej jashtë funksionit të martën pas mesnate. Ministrja falënderoi punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2”, kanë thënë nga ministria.

Furnizimi me energji elektrike është siguruar për 90% të kërkesave, pasi KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MËh energji elektrike nga burime të jashtme.

Kjo energji, sipas profesorit dhe ekspertit të fushës së energjisë, Vezir Rexhepi, është blerë në bursë, sepse nuk mund të sigurohet ndryshe.

Megjithatë, ai insiston në një zgjidhje të përhershme për këto termocentrale, pasi problemi i njëjtë sikurse në vitin 2024 është përsëritur përsëri.

“Me kalimin e viteve, remontet janë më të shtrenjta dhe më të kushtueshme. Pyetja pastaj është edhe kostoja e furnizimit të konsumatorëve, që është pyetja më thelbësore, përveç besueshmërisë së tyre, pasi rëniet janë gjithmonë të paparashikueshme”, ka thënë Rexhepi.

Se sa ka kushtuar ky furnizim deri më tani, KEK-u nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit.

Dukagjini nuk mori përgjigje as për raportimet në media se momentalisht janë duke u prodhuar vetëm 114 MWh energji, kurse konsumi është rreth 1,000 MWh.

“Mungesa e renovimit të tyre është dështim i menaxhmenteve që nuk i kanë shtyrë proceset përpara për renovimin e këtyre termocentraleve. Faktikisht, tash ndodhemi në një situatë ku kemi ndërprerje të paplanifikuara të këtyre blloqeve, ku mungesa e planifikimit të daljes së tyre nga funksioni na vendos në një pozitë ku detyrohemi të blejmë energji për të siguruar furnizimin”, ka thënë eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa.

Arsye e rënies së blloqeve, si në rastin e asaj B2, është vjetërsia e termocentraleve./Duakgjini

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë