Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Bloomberg”: Zyrtarët amerikanë po përgatiten për sulm të mundshëm ndaj Iranit ditëve në vijim

19/06/2025 - 09:00
në Lajme
A A
“Bloomberg”: Zyrtarët amerikanë po përgatiten për sulm të mundshëm ndaj Iranit ditëve në vijim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarë të lartë amerikanë janë duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi ndaj Iranit ditëve në vijim, sipas disa personave të afërt me çështjen, shenjë se Uashingtoni është duke e përgatitur infrastrukturën për të hyrë drejtpërdrejt në një konflikt me Teheranin.

Situata është ende duke evoluuar dhe mund të ndryshojë, thanë këta persona, të cilët kërkuan të mbeteshin anonimë për të folur rreth bisedimeve private. Disa prej tyre i përmendën planet e mundshme për një sulm në fundjavë. Udhëheqës të lartë në disa agjenci federale gjithashtu kanë filluar që të bëhen gati për një sulm, tha njëri nga personat, raporton mediumi “Bloomberg”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, për disa ditë e ka përmendur sulmin e tillë ndaj Iranit, i cili është përfshirë në luftime me Izraelin për gati një javë.

Trumpi u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën se ai ka “ide për atë se çfarë të bëhet” dhe se parapëlqen që ta marrë “vendimin përfundimtar një sekondë para afatit”, sepse situata në Lindjen e Mesme është e ndryshueshme.

Disa orë më herët, Trumpi tha: “Unë mund ta bëj këtë, mund të mos e bëj”, kur u pyet nëse po i afrohej vendimit për ta sulmuar Iranin.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se të gjitha opsionet mbeten në tavolinë, transmeton gazeta “Nacionale”.

Pozicioni i hapur i presidentit ndaj një lufte është ndryshim nga komentet e tij të mëhershme të para një jave, kur ai bënte thirrje për bisedime diplomatike për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Pritja për disa ditë para sulmit u jep udhëheqësve iranianë kohë shtesë për të dëshmuar para Trumpit se janë të gatshëm që të heqin dorë nga një pjesë e kapaciteteve për pasurimin e uraniumit me qëllim të parandalimit të sulmit nga ShBA-ja, thekson mediumi “Bloomberg”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha në një postim në rrjete sociale më herët të mërkurën se vendi i tij mbetet “i përkushtuar ndaj diplomacisë” dhe kurrë nuk ka kërkuar e as nuk do të kërkojë armë bërthamore.

Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë po planifikojnë që të zhvillojnë bisedime bërthamore me homologun e tyre iranian të premten në Gjenevë, sipas një personi të afërt me çështjen. Për këto bisedime ka raportuar edhe agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi me vite ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë larg konflikteve të huaja dhe ka bërë fushatë me premtimin se do të parandalonte një luftë tjetër botërore e do të përqendrohej në çështje të brendshme.

Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit, Irani ka hedhur 400 raketa balistike e qindra dronë drejt Izraelit, duke vrarë 24 njerëz e duke lënduar mbi 800 të tjerë, sipas Qeverisë së Izraelit. Të paktën 224 iranianë janë vrarë nga sulmet izraelite.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku për takimin me Limajn- ‘Takimi ishte shumë miqësor’
Lajme

Abdixhiku për takimin me Limajn- ‘Takimi ishte shumë miqësor’

19/06/2025 - 11:21
Abrashi pas dështimit të 34’t: Po shihet qartë kush është bllokuesi
Lajme

Abrashi pas dështimit të 34’t: Po shihet qartë kush është bllokuesi

19/06/2025 - 11:17
Ndërhyrja e SHBA-së në konflikt do të shkaktonte një “spiralë të tmerrshme përshkallëzimi”, thotë Kremlini
Lajme

Ndërhyrja e SHBA-së në konflikt do të shkaktonte një “spiralë të tmerrshme përshkallëzimi”, thotë Kremlini

19/06/2025 - 11:06
Lutfi Haziri: LDK-ja mbështet një mocion të sukseshëm mosbesimi, nuk janë 61 vota!
Lajme

Haziri: Kabineti qeveritar më shumë po kalon në zyrat e prokurorisë se në zyrat e qeverisë

19/06/2025 - 10:56
Çitaku thotë se PDK-ja ka ofruar zgjidhje, por LVV-ja nuk do bashkëpunim
Lajme

Çitaku thotë se PDK-ja ka ofruar zgjidhje, por LVV-ja nuk do bashkëpunim

19/06/2025 - 10:52
Do t’u japim një mësim agresorëve nëse ndërhyjnë, thotë Irani për SHBA-në
Lajme

Do t’u japim një mësim agresorëve nëse ndërhyjnë, thotë Irani për SHBA-në

19/06/2025 - 10:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”

    Khamenei i Iranit ia kthen përgjigjen Trumpit për kërkesën për dorëzim pa kushte

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • ‘Beqë fajdexhia’ kapet me armën me fishek në tytë para Gjykatës në Prishtinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    318 Shpërndaje
    Shpërndaje 127 Tweet 80
  • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë