
Sekretarja e Shtetit francez për Evropën, Laurence Boone, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shkruan Express.
Boone ka shkruar se në bisedën me emisarin sllovak ka pasur mundësinë për të përsëritur përkrahjen konstante të Francës për ndërmjetësimin e dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian.
Sekretarja e Jashtme Franceze ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve për targat, duke thënë se e mirëpret një progres të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Just wrapped up my first visit of 2024, which took me to Paris 🇫🇷. Had very useful and important meetings at the Quai d’Orsay and the Élysée to prepare for the months ahead. Grateful for the strong French support to the 🇪🇺-facilitated Dialogue and my work. pic.twitter.com/duZWjWbnfP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 9, 2024










