Një vetaksident ka nadodhur në fshatin Lupq të Podujevës.
Deri tek dalja e veturës nga rruga erdhi si shkak i gjendjes së papërshtatshme për qarkullim të rrugës Podujevë-Prishtinë.
Bora e cila ka rënë në të gjithë vendin mëngjesin e sotëm, bëri që shumë prej rrugëve në Kosovë të jenë të papastruara.
Nuk dihet nëse si shkak i këtij vetaksidenti pati persona të lënduar.
Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe nga Policia e Kosovës.












