Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për pezullimin nga detyre e punës së kryeshefit Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm, shkruan Veriu.info
Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh Korporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate.
Sipas njoftimit, në vend të Krasniqit si ushtrues detyre është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK./Veriu.info
Njoftimi nga KEK:
Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim:
BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS