Bordi mbikëqyrës Trepçës i ka ftuar për takim të premtën drejtorët e njësive, inxhinierët dhe kryepunëtorët e kësaj ndërmarrjeje.
Bëhet e ditur se takimi është thirrur të mbahet nga ora 12:00.
“Të nderuar drejtorë njësie, kryepunëtorë, udhëheqës, inxhinierë. Ju lutem një lejoni që t’ju drejtohem përmes këtij emaili për të kërkuar prej jush takim ditën e nesërme, e premte 03/11/2023, ora 12:00, në zyret e Stanterg”, thuhet në ftesën e dërguar.











