Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Borell e fajëson Kosovën para Bërnabiqit se nuk po tregon vullnet për dialog

25/01/2022 - 17:21
në Kryesore, Lajme
A A
Borell e fajëson Kosovën para Bërnabiqit se nuk po tregon vullnet për dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çështja e Asocaicionit të Komunave Serbe dhe referendumi serb, kanë qenë dy çështjet për të cilat Josep Borell dhe kryeministri Albin Kurti janë përplasur hapur publikisht. Ngjarja e parë kishte ndodhur në një konferencë në Bruksel, derisa e dyta në distancë përmes reagimeve për referendumin serb.

Duket se ky acarim i raporteve, ka bërë që Borell të jetë më i ashpër dhe më direkt kur flet për Kosovën si palë në negociata. Ai sot nga Brukseli e ka paraqitur Prishtinën zyrtare si një palë destruktive në negociata, duke thënë se aktualisht Prishtina është duke treguar më shumë mosdëshirë për t’u kthyer në tavolinën e dialogut. Për këtë, Borell ka treguar se drejt Kosovës dhe Serbisë do të udhëtojnë Lajcak e Escobar.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se bashkë me emisarin, Miroslava Lajcak, janë duke vazhduar përpjekjet për aranzhimin e një takimi të ri në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, megjithatë Borell thotë se një gjë e tillë do të ndodh vetëm kur palët të pajtohen që nga takimi të dalin rezultate pozitive, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarime Borell i ka bërë gjatë një konference për media, teksa ka specifikuar se bashkë me sllovakun Lajcak, do të vazhdojnë angazhimin për ta bindur Serbinë, dhe në veçanti Kosovën për t’u kthyer në tavolinën e negociatave.

Borell thotë se aktualisht Prishtina zyrtare është duke treguar më shumë mos dëshirë për t’u rikthyer në tavolinën e bisedimeve.

Duke parë një situatë të tillë, kryediplomati i Brukselit thotë se në Kosovë dhe Serbi do të udhëtojë Miroslav Lajcak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të shtyrë palët për tu rikthyer në bisedimet e Brukselit.

“Mirëpres gatishmërinë e Serbisë për tu angazhuar në dialog. Dhe do t’ia bëjë të qartë Kosovës edhe një herë, që dialogu nuk po bëhet vetëm sa për sy e faqe, por është krucial për vazhdimin e rrugëtimit evropian. Bashkë me Lajcak, do të vazhdojmë përgatitjen e një takimi të ri në Bruksel, por kjo do të ndodhë kur dy palët do të jenë të gatshme për t’u pajtuar për rezultate pozitive. Për këtë z. Lajcak dhe unë do të vazhdojmë të bisedojmë me dy palët, në veçanti me Kosovën, sepse në këto momente po tregon më shumë mos dëshirë për tu kthyer në dialog. Dhe për këtë Lajcak do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi, së pari në Kosovë, javën e ardhshme, bashkë me z. Escobar, për t’u takuar me liderët politik dhe për të shtyrë palët që dialogu të rifillojë përsëri”, ka thënë Borell në konferencë për media.

Borell qysh para fundit të vitit 2021 kishte treguar se po bën përpjekje për aranzhimin e një takimi të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq. Për këtë kishte dërguar Lajçakun në Prishtinë e Beograd, por pa sukses.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë