Boris Johnson do ta vazhdojë mandatin e tij si kryeministër i Britanisë së Madhe.
Kryeministri britanik sot është përballur me një mocion mosbesimi, por këtë e ka kaluar me sukses.
359 vota janë regjistruar në tërësi, nga të cilat shumica i takuan kryeministrit Johnson.
211 vota ishin pro Johnson, kurse 148 vota u numëruan kundër kryeministrit britanik.
Kësisoj, Sir Graham Brady konfirmon se partia parlamentare ka besimin në Boris Johnson.











