
Boris Johnson është larguar përfundimisht nga selia kryeministrore, ku ka dhënë fjalimin e lamtumirës në oborrin e selisë kryeministrore. 58-vjeçari tha se nuk do të rikthehet në politikë ndërsa shprehu mbështetjen për kryeministren e re të Liz Truss.
Me një fjalim të shkurtër të mbajtur për mediat jashtë oborrit të Downing Street, 58-vjeçari tha se e përmbushi misionin e tij.
“Ndërsa largohem nga detyra, papunësia është ulur në nivelet më të ulëta që nuk ishte parë që kur isha 10 vjeç. Tani ndihem si një nga ato raketat përforcuese që kanë përmbushur funksionin e tyre dhe tani do të hyjë butësisht në atmosferë dhe do të spërkat në mënyrë të padukshme në një pjesë të errët e të largët të Paqësorit,” tha ai.
“Përmes asaj dere të zezë, një kryeministër i ri do të takojë një grup fantastik nëpunësish publikë, ata që realizuan Brexit, ata që shpërndanë vaksinën më shpejt se çdo vend tjetër në Evropë. Kjo është një qeveri për ju, kjo është qeveria konservatore”, deklaroi Johnson.
Boris Johnson dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht nga kreu i qeverisë pasi humbi besimin nga bashkëpunëtorët e tij e cila u reflektua me një sërë dorëheqjesh nga kabineti kryeministror pas skandaleve të njëpasnjëshme që përfshinë Downing Street.










