Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është shtruar në spital. Ai i është nënshtruar ditën e sotme një operacioni.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit bëri me dije se ai shkoi në një spital në Londër rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës për një procedurë rutinë, në NHS.
Operacioni për sinuset e Johnson nuk dihet nëse ka lidhje me COVID-19 që kaloi në vitin 2020.
Kujtojmë që Johnson pritet të udhëtojë në takimin e krerëve të qeverive të Commonwealth, i cili do zhvillohet në Ruandë këtë javë.
Zëvendëskryeministri Dominic Raab do ta zëvendësoj Johnson derisa të kthehet në punë.












