Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Borrell: Kosova zbaton Nenin 7 menjëherë, kur them menjëherë them menjëherë

19/03/2023 - 10:05
në Kryesore, Lajme
A A
Borrell: Kosova zbaton Nenin 7 menjëherë, kur them menjëherë them menjëherë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Kur them menjëherë them menjëherë, Kosova nis zbatimin e menjëhershëm të Nenit 7 për themelimin e aranzhimeve specifike dhe garancioneve për të siguruar një nivel të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë”. Kështu u kujdes t’ia vendos theksin zotimit të palës kosovare për të zbatuar Nenin 7 të Plan-Propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pikë kjo e cila me t’u shfaqur ky tekst në publik është perceptuar si më e pagëlltitshmja në marrëveshjen 11 pikëshe të BE-së, shkruan Insajderi.

Borrell tha se “jam i lumtur të njoftoj” se palët kanë arritur marrëveshje rreth Aneksit të Zbatimit të Marrëveshjes pas 12 orësh negociata, derisa tregoi se çfarë ka pranuar Kosova specifikisht të zbatojë “menjëherë”.

“Për të zbatuar Nenin 7 të marrëveshjes Kosova është pajtuar që menjëherë të nis, dhe kur them menjëherë them menjëherë, negociatat me Dialogun e Fascilituar nga BE në themelimin e aranzhimeve specifike dhe garancioneve për të siguruar një nivel të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë”, tha Josep Borrell para gazetarëve.

Deklarimi i Borrell:

Objektivi i sotëm ishte për Kosovën dhe Serbinë të pajtohen se si të zbatojnë marrëveshjen e pranuar më 27 shkurt në Bruksel.

Marrëveshja u arrit në fund të shkurtit, por sot çështja ishte të pajtohemi se si të zbatohet ajo.

Kjo do të thotë, hapat praktikë mbi atë se çfarë duhet të bëhet, kur të bëhet, nga kush dhe si.

Shpesh thuhet që djalli është në detaje, epo nganjëherë djalli është në kalendar. Në afatet, kohën. Për 12 orë këtë e kemi biseduar. Jam i lumtur të njoftoj se më në fund pas 12 orëve kemi një ujdi se si ta bëjmë.

Pra, mund të lajmëroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes. Si pjesë të këtij Aneksi palët janë zotuar të përmbushin të gjitha Nenet dhe të zbatojnë të gjitha obligimet përkatëse në mirëbesim.

Kjo vendosmëri vjen pas negociatave të gjata dhe të vështira. Nuk dua të fsheh këtë. 12 orë duke argumentuar. Më lejoni të përqendrohem në disa prej pikave të veçanta.

Për të zbatuar Nenin 7 të marrëveshjes Kosova është pajtuar që menjëherë të nis, dhe kur them menjëherë them menjëherë, negociatat me Dialogun e Fascilituar nga BE në themelimin e aranzhimeve specifike dhe garancioneve për të siguruar një nivel të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë.

Palët gjithashtu u pajtuan për deklaratën rreth Personave të Pagjetur e negocuar në dialogun e BE-së si çështje urgjente. Ne propuuam një aneks më ambicion dhe më të detajuar. Fatkeqësisht palët nuk mundën të pajtohen rreth këtij plani të detajuar.

Kjo në njërën anë, mendoj unë, sepse Kosovës i mungoi fleksibiliteti mbi substancën, dhe në anën tjetër sepse në parimet e deklaruara të Serbisë ata kërkuan të mos nënshkruajnë, edhe pse ishin plotësisht gati ta pranojnë./Insajderi/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë