
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar tri kërkesa për të dalë nga kriza në veri.
Në një shkrim në Twitter, ai tha se BE ka paraqitur tri kërkesa të qarta: 1- Zgjedhjet e reja lokale në veri, 2- Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje, 3-Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Borrell theksoi se dështimi i këtyre kërkesave, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndërkombëtare.










